Kosova ka nevojë për riciklim të mbeturinave

12.08.2015 15:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova ka nevojë për riciklim të mbeturinave

Temperaturat e larta gjatë sezonit të verës, paraqesin rrezik për ndonjë epidemi, në rast të hedhjes së mbeturinave vend e pa vend, thonë inspektorë sanitarë, sipas të cilëve ngritja e vetëdijes së qytetarëve do të duhej të ishte në nivel më të lartë.

Ndryshe, organizatat që merren me mbrojtjen e mjedisit në Kosovë thonë se janë 361 deponi ilegale me mbeturina.

Në Kosovë, mbi 574 mijë tonë është sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara për një vit.

Rreth 317 kilogramë mbeturina është mesatarja e gjeneruar për kokë banori, apo vetëm në rajonin e Prishtinës, për një vit sasia e mbeturinave komunale ka arritur 1.4 kilogram në ditë për një banor.

Kështu thuhet në raportet e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ku tregohet se në Kosovë grumbullimi i mbeturinave derë më derë ishte 69 për qind, ndërsa në banim kolektiv ka qenë 31 për qind.

Lidhur me këtë, ekspertët e ambientit konsiderojnë se sasia e mbeturinave për kokë banori në Kosovë është shumë e lartë.

Sidoqoftë, as 10 për qind e mbeturinave në Kosovë nuk mund të riciklohen.

Mbeturinat që mund të riciklohen janë letra, plastika dhe metalet. Kështu ka thënë Lorik Muçaj, nga Green Art Center Prishtina.

“Duke e pasur parasysh që në Kosovë industria për përpunimin dhe riciklimin e mbeturinave nuk është e zhvilluar andaj edhe kem këtë gjendje. Më pak se 10 për qind e mbeturinave mund të riciklohen në Kosovë, kryesisht industrie riciklimit të lehtë si letra dhe plastika”.

“Ndërkaq metalet riciklohen plotësisht, kurse pjesa tjetër përpunohet dhe eksportohet jashtë. Jo të gjitha mbeturinat që ne i prodhojmë dhe mbajnë shenjën e riciklimit mund të riciklohen edhe në Kosovë”, tha Muçaj.

Zoti Muçaj ka shtuar se gjendja mjedisore në Kosovë është alarmante dhe përkundër kësaj mungon mbështetja institucionale për subvencionimin e bizneseve për riciklim të mbeturinave.

“Ne si Green Art Center Prishtina promovojmë riciklimin dhe mundësinë e ndarjes, stimulojmë bizneset formale dhe informale që merren me këtë punë, por mungon angazhimi institucional për të subvencionuar bizneset. Gjendja mjedisore në Kosovë mbetet alarmante”.

“Arsyeja është mosefikasiteti dhe mosmundësia për investim për përpunimin e mbeturinave. Besoj që me projektin Prishtina Riciklon do të informojmë qytetarët që gjatë dy viteve të ardhshme qytetarët të ndajnë mbeturinat e riciklimit dhe deri atëherë do të jetojmë kështu si tash”, tha Muçaj.

Klasifikimi i mbeturinave vlerësohet mekanizëm drejt përmirësimit të menaxhimit të tyre, madje kjo është edhe kërkesë ligjore, e cila është përfshirë edhe në strategjinë 2013-2022 për menaxhimin e mbeturinave për të lehtësuar riciklimin.

Në raport, ndërkaq, thuhet se është detyrë e komunës ta organizojë sistemin e klasifikimit dhe ta themelojë një infrastrukturë të përshtatshme për ta mundësuar këtë proces.

Se riciklimi është një ndër metodat më të mira për të zvogëluar sasinë e mbeturinave, ka thënë kohë më parë profesori Zeqir Veselaj në një prononcim dhënë Radios Evropa e Lirë.

“Në disa materiale që mund të riciklohen qëndrojmë më mirë, siç është rasti me kanaçe, riciklimi i letrës është në faza shumë të hershme, riciklimi i metaleve, skrapit është në faza të avancuara, kurse riciklimi i plastikës dhe qelqit është në faza shumë të hershme, mos të them se nuk ekziston fare’’,bëri të ditur Veselaj.

Edhe qytetarët thonë se për një ambient më të pastër duhet një vetëdijesim i përgjithshëm.

Valbona Hyseni, studente e fakultetit te arkitekturës jep mendimin e saj.

“Nuk janë të paktë ata, të cilët janë plotësisht të pandërgjegjshëm dhe nuk i hedhin mbeturinat në vendet e caktuara, por zakonisht rrugës ose në vendet ku janë duke kaluar andej pari. Një pjesë e madhe e fajit për një ambient jo të pastër është edhe e qytetarëve. Por edhe institucionet relevante duhet merren më seriozisht me mundësinë e riciklimit dhe menaxhimin më të mirë të mbeturinave”, u shpreh Valbona.

Sidoqoftë, edhe në raportet e organizatave ndërkombëtare është theksuar se Kosova gjendet në pozitë të rëndë mjedisore, transmeton rel.

Sipas një analize të mëhershme të Bankës Botërore është thënë se një realitet i tillë e rendit Kosovën në nivelin më të ulët të standardeve mjedisore në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Ndalohet i dyshuari lidhur me rastin e sulmit me thikë ndaj dy personave në Ferizaj

Ndalohet i dyshuari lidhur me rastin e sulmit me thikë ndaj dy personave në Ferizaj

Kurti i përgjigjet Gjinit: S’është në rregull që një parti e respektuar si AAK të refuzojë takimin me mua

Kurti i përgjigjet Gjinit: S’është në rregull që një parti e respektuar si AAK të refuzojë takimin me mua