Në debatin e organizuar nga Lëvizja FOL, presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka thënë se ka kënaqësi që si president të shpalos idetë dhe agjendën e tij që e ka prezantuar edhe në fjalën inauguruese.
“Shtyllë e parë dhe kryefjalë e shërbimit tim si president do të jetë dialogu që ka kuptim të brendshëm dhe të jashtëm. Do të promovoj dialogun mes partive në pushtet dhe opozitës, mes politikës, medias dhe qytetarëve. Dialogu nuk ka alternativë është rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve, është i mirëseardhur fakti se agjenda evropiane bashkon politikën kosovare, opinionbërsit dhe qytetarëve”, ka thënë Thaçi.
Tutje, ai ka thënë se vazhdon të besoj se bashkësia kroate duhet të përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës.
“Të gjithë pa dallime etnie kanë probleme të njëjta në Kosovë dhe suksesi i duhet secilit. Kam besim se këto sfida do t’i kalojmë bashkërisht. Kosova vazhdon të jetë shembull i mirë i tolerancës dhe paqes në rajon. Kosova nuk duhet të marr shembull asnjë vend të rajonit e as t’i ngjaj ndonjë vendi sepse është më mire se vendet tjera, ka kushtetutën më të mirë në botë por duhet punuar për implementimin e saj”, ka thënë Thaçi.
Ai ka shtuar se si president do të vazhdoj të inkurajoj politikën kosovare që të jenë në mbështetje të kultivimit të dialogut

















