Kosova bëhet me Ushtri

E publikuar: 14/12/2018 11:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar projektligjin e tretë për transformimin e FSK-së në ushtri.

Projektligjin për Shërbim në FSK, është votuar sot në lexim të dytë nga 107  deputetë.

Ky projektligj sot është votuar me rekomandimet e Komisionit për Punë të Brendshme, pasi në tetor projektligjet për ushtrinë u votuan në lexim të parë.

Deputetët e Kuvendit sot po e votojnë përfundimisht krijimin e ushtrisë sipas ligjit, në pamundësi që transformimi i forcave të sigurisë të bëhet me ndryshime kushtetuese. Kjo sepse përfaqësuesit serbë në Kuvend kundërshtojnë kategorikisht formimin e ushtrisë.