Kosova bëhet anëtare me të drejta të plota në SEECP

23.05.2015 15:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kosova bëhet anëtare me të drejta të plota në SEECP

Kryetari Kadri Veseli: Pjesëmarrja dhe statusi i barabartë i Kosovës në këtë Asamble parlamentare, i shërben më së miri qëllimit tonë të përbashkët, për forcimin e vlerave evropiane në rajonin tonë.

Ka vazhduar sot në Tiranë punimet Sesioni i Dytë i Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), në të cilën Kosova po përfaqësohet nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ndërsa marrin pjesë edhe delegacione nga shtete të ndryshme të Evropës Juglindore.

Ky sesion, gjatë të cilit kryeparlamentari Veseli mbajti një fjalë rasti, shënon edhe pranimin e Kosovës anëtare me të drejta të plota në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.
Nga diskutimet e pjesëmarrësve, u potencua nevoja për rritjen e bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh në rajon, si dhe e shkëmbimit të mëtejmë të përvojave, si mundësi e mirë në rrugën e integrimit evropian.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në fjalën e tij para homologëve dhe pjesëmarrësve të tjerë nga rajoni, tha se ndihet i lumtur që gjendet sot në Tiranë, për të çuar së bashku përpara misionin e vlerave që përfaqëson kjo asamble parlamentare, të cilat janë: paqja dhe stabiliteti në këtë pjesë të Evropës, demokracia dhe të drejtat e njeriut, politika e fqinjësisë së mirë, mirëkuptimit reciprok dhe bashkëpunimit ekonomik.

Kryetari Veseli shprehu vullnetin dhe përkushtimin e plotë të Kosovës për të dhënë kontributin maksimal në forcimin e këtyre vlerave në regjionin tonë.

“Pjesëmarrja dhe statusi i barabartë i Kosovës në këtë Asamble parlamentare i shërben më së miri këtij qëllimi të përbashkët. Kosova është dëshmuar dhe po dëshmohet si një faktor paqeje, stabiliteti dhe progresi në rajon. Ne besojmë se bashkëpunimi gjithëpërfshirës është rruga e vetme për zhvillimin dhe përparimin e rajonit tonë. Të gjitha vendet tona janë demokraci, prandaj parlamentet kanë një rol vendimtar në përparimin e regjionit tonë në integrimet evropiane”, tha në fjalën e tij kryeparlamentari Veseli.

Ai shtoi se këmbimi i përvojave parlamentare, bashkëpunimi në fushën e legjislacionit, sidomos në fushën e harmonizimit me ligjet dhe standardet e bashkimit evropian, shërbejnë si faktor përshpejtimi në procesin e integrimit.

“Për shkak të historisë së kaluar ne kemi humbur një kohë të çmuar, por tani jemi duke punuar me të gjitha kapacitetet për të zënë ritmin në integrimin evropian.

Ne kemi përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe tani jemi në prag të nënshkrimit të marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian”, theksoi Veseli, ndërsa shtoi se disa nga vendet e BE-së kanë dilemat e tyre rreth njohjes së Kosovës, por të gjitha argumentet flasin se pavarësia e Kosovës nuk ka prodhuar asnjë efekt negativ për interesat e tyre kombëtare apo gjeopolitike.

Kryetari Veseli shfaqi shpresën se argumentet e Kosovës do t’i qartësojnë dilemat e përkohshme, përfshirë edhe fqinjin e saj, Serbinë, me të cilën ajo është duke zhvilluar një dialog shumë të rëndësishëm, nga i cili kanë derivuar disa marrëveshje që do të normalizojnë raportet në mes të dy vendeve.

“Normalizimi nënkupton krijimin e një hapësire që të gjitha çështjet bilaterale të trajtohen dhe zgjidhjen përmes bisedimeve. Ne jemi pjesë e Evropës dhe në Evropë dialogu dhe komunikimi nuk kanë alternativë. Dialogu dhe marrëveshja janë shpirti i Evropës liberale dhe demokratike. Kosova është e përkushtuar në këto vlera, sepse besojmë fuqishëm se një epokë e re marrëdhëniesh është hapur në rajonin tonë. Edhe ky takim i sotshëm në Tiranë është një tregues i rëndësishëm i kësaj epoke”, theksoi në fjalën e tij kryetari Veseli.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht