Kosova bëhet anëtare e Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave

E publikuar: 18/03/2016 14:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova është anëtari i 170-të i Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave, ka bërë të ditur presidenti në pritje Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook.

“Kosova u bë anëtare e Burosë Ndërkombëtare të Ekspozitave, një ndër organizatat më të vjetra ndër-shtetërore në botë. Aplikimi është bërë vitin e kaluar, por tani kemi marrë edhe njoftimin e anëtarësimit si shteti i 170-të anëtar i BIE. Anëtarësimi hap dyert pjesëmarrjes sonë në ekspozitat botërore EXPO si dhe në panairet e tjera të rëndësishme nëpër botë. Mundësi e shkëlqyeshme për bizneset kosovare”, ka shkruar Thaçi.