Kosova anëtarësohet në BNE

E publikuar: 18/03/2016 17:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti në ardhje, Hashim Thaçi ka uruar Kosovën për anëtarësimin në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave.

Duke potencuar se kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për bizneset kosovare, Thaçi deklaron se Kosova u bë anëtare e Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave, një ndër organizatat më të vjetra ndër-shtetërore në botë.
“Aplikimi është bërë vitin e kaluar, por tani kemi marrë edhe njoftimin e anëtarësimit si shteti i 170-të anëtar i BIE”, shkruan Thaçi.
“Anëtarësimi hap dyert pjesëmarrjes sonë në ekspozitat botërore EXPO si dhe në panairet e tjera të rëndësishme nëpër botë. Mundësi e shkëlqyeshme për bizneset kosovare”.