Kosnett: Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin në Kosovë

E publikuar: 25/04/2019 11:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Philip Kosnett, tha sot se Kushtetuta dhe ligjet promovojnë të drejtat e barabarta. Ai tha se Kosova po hyn në dekadë e dytë pavarësisë dhe ka shumë punë për të bërë.

“Duke përqafuar drejtësinë me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës, vendi siguron të ardhmen, ku askush nuk është mbi ligjin dhe askujt nuk iu mohohet e drejta”,  tha ambasadori Kosnnet sot në diskutimin në “Forumin FOL Hapur”, e organizuar nga Lëvizja FOL.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta përkrahin Kosovën.

“Çdo qytetarë si individ luan rol të promovimit dhe sundimin e ligjit, vendosja e demokracisë ishte rritje e hatashme”, tha ai.