Korridori i evakuimit për Mariupolin nuk hapet të dielën

E publikuar: 24/04/2022 20:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Ukrainës, Iryna Vereshchuk, ka thënë se nuk është hapur korridori i evakuimit për Mariupolin, të dielën, pasi pala ruse nuk ka siguruar se do të ndalë shpërthimet dhe zjarrin.

Ai, në televizionin nacional, ka thënë ata do të provojnë ta hapin për nesër këtë korridor.

Vereshchuk shpreson se Kombet e Bashkuara mund të ndërmjetësojnë për një evakuim humanitar.

“Unë mendoj se OKB-ja duhet të kishte qenë negociuese dhe do të ishte më efektive në sigurimin e korridoreve të evakuimit”, ka thënë Vereshchuk.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, do të vizitojë të martën Moskën, nga kjo vizitë Ukraina shpreson se do të ketë rezultate pozitive, shkruan BBC.
/InfoSot/