Konjufca takon Nikollën: Jemi një komb e dy shtete

22.09.2021 13:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Konjufca takon Nikollën: Jemi një komb e dy shtete

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, më të cilën diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovë e Shqipëri, si dhe për mënyrat e forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha fushat.
Të dy homologët ndanë pikëpamje të përbashkëta lidhur me nevojën e avancimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy parlamenteve, në funksion të realizimit sa më të plotë të funksioneve kushtetuese të tyre dhe agjendave të përbashkëta integruese.Kryekuvendari Konjufca u shpreh i nderuar të pres në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, në vizitën e saj të parë zyrtare jashtë shtetit dhe vetëm disa ditë pas marrjes së detyrës, duke e konsideruar Kuvendin e Kosovës shtëpi të saj.

reu i Kuvendit të Kosovës tha se marrëdhëniet midis dy vende nuk mund të konsiderohen vetëm marrëdhënie miqësie e partneriteti, por vëllazërore.Konjufca vlerësoi lart mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën ndër vite dhe dekada, si në aspiratën për çlirim, ashtu edhe në arritjen e pavarësisë, konsolidimin e institucioneve demokratike, si dhe afirmimin ndërkombëtar të shtetësisë së saj.“Ne vazhdimisht kemi pasur marrëdhënie të mira me Republikën e Shqipërisë dhe ato diktohen për shkak të një fakti të qartë dhe të thjeshtë, për të cilin është i vetëdijshëm çdo qytetar i Kosovës dhe Shqipërisë. E ky është fakti që jemi një komb, i cili jeton sot në dy shtete por edhe përtej tyre”, theksoi Konjufca.Kryekuvendari shtoi se meqenëse në çdo dimension ekziston një bashkëpunim i admirueshëm midis institucioneve tona, përfshirë edhe mbledhjet e rregullta të përbashkëta të të dyja qeverive, tani, siç tha ai, ekziston një hapësirë e konsiderueshme e thellimit të bashkëpunimit edhe midis dy parlamenteve.“Deri tash kemi pasur në disa rrafshe një bashkëpunim më intensiv, sidomos në fushën e legjislacionit e të politikës së jashtme, por ne duhet të shkojmë drejt një platforme të takimeve të rregullta të komisioneve tona, në mënyrë që të bëjmë projekte të përbashkëta dhe të ulemi e të bashkëpunojmë në ato fusha të cilat na lidhin ngushtë dhe janë në interes të qytetarëve të të dyja vendeve”.Kreu i Kuvendit të Kosovës shtoi se Shqipëria dhe Kosova do të lidhen edhe më shumë njëra me tjetrën në vitet në vijim, për arsye se, siç tha ai, ky është në fakt thelbi i interesit të përbashkët kombëtar.Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, nga ana e saj, u shpreh e nderuar që gjendet në Kosovë, duke shtuar se kjo vizitë tregon se nuk ka më kohë për të humbur dhe se duhet që me forca të shtuara të rriten bashkëpunimi dhe bashkërendimi, në mënyrë që rezultatet të jenë edhe më të prekshme.Znj. Nikolla tha se veprimi i përbashkët me Kuvendin e Kosovës do të jetë një ndër prioritetet e saj në krye të legjislativit shqiptar.Ajo tha se të dy vendet duhet të bashkëpunojnë për të rivitalizuar procesin e njohjeve ndërkombëtare të shtetit të Kosovës dhe së bashku me partnerët ndërkombëtarë, të punojnë për ndaljen e ofensivës diplomatike e Serbisë për tërheqjen e njohjeve. Ajo po ashtu tha se duhet punuar më shumë në forumet ndërkombëtare që krimet serbe të ribëhen të ditura botërisht, duke ridëshmuar se Serbia ka bërë krime lufte, gjenocid dhe ka fshehur kriminelët.Kryeparlamentarja Nikolla tha se integrimi evropian mbetet aspiratë e të dyja vendeve.“Bashkimi Evropian është destinacioni ynë i përbashkët. Shpresojmë që brenda kryesimit slloven të BE-së, Shqipëria të organizojë konferencën e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave, ndërsa Kosova të marrë një vendim pozitiv për liberalizimin e vizave”.Në fund të fjalës së saj, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ftoi kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, për vizitë në Tiranë.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Donika Gërvalla thyen heshtjen për rezultatin e zgjedhjeve, thotë se VV nuk ka pësuar rënie

Donika Gërvalla thyen heshtjen për rezultatin e zgjedhjeve, thotë se VV nuk ka pësuar rënie

Haradinaj, qeverisë: O dilni prej kësaj logjike të budallës se doni me e marrë në qafë një vend

Haradinaj, qeverisë: O dilni prej kësaj logjike të budallës se doni me e marrë në qafë një vend

O u kënaqëm krejt”, “Hiç rrugën mos t’ma shtron”: Festë euforike në Skenderaj pas fitores së PDK’së

O u kënaqëm krejt”, “Hiç rrugën mos t’ma shtron”: Festë euforike në Skenderaj pas fitores së PDK’së

Numërohen 100% e votave në Gjilan, ky është rezultati

Numërohen 100% e votave në Gjilan, ky është rezultati

Bekim Jashari ankohet për vjedhje votash, thotë se ka dërguar 10 ankesa në PZAP

Bekim Jashari ankohet për vjedhje votash, thotë se ka dërguar 10 ankesa në PZAP

Borrell fton Kurtin e Vuçiqin t’i kthehen dialogut

Borrell fton Kurtin e Vuçiqin t’i kthehen dialogut

Haradinaj për rezultatin e VV-së në zgjedhje: Mos qofsh në lëkurën e Kurtit

Haradinaj për rezultatin e VV-së në zgjedhje: Mos qofsh në lëkurën e Kurtit

Bartësi i listës së PD-së në Mitrovicë tallet me Agim Bahtirin: Me u kap dorë për dore po u rrezojshe vetë

Bartësi i listës së PD-së në Mitrovicë tallet me Agim Bahtirin: Me u kap dorë për dore po u rrezojshe vetë

“Europa goditet nga çmime rekord të larta të energjisë”

“Europa goditet nga çmime rekord të larta të energjisë”

Quni flet për balotazhin në Prizren, tregon se me kë do bënte koalicion

Quni flet për balotazhin në Prizren, tregon se me kë do bënte koalicion

Krasniqi për Aliun: Model i qeverisjes së përgjegjshme që PDK-ja do t’ua ofrojë qytetarëve kudo nëpër Kosovë

Krasniqi për Aliun: Model i qeverisjes së përgjegjshme që PDK-ja do t’ua ofrojë qytetarëve kudo nëpër Kosovë

Momenti i sulmit ndaj menaxhmentit të Trepçës (VIDEO)

Momenti i sulmit ndaj menaxhmentit të Trepçës (VIDEO)

1.5 milion vaksina të administruara në Kosovë, MSH: Asgjë nuk ka mbaruar akoma

1.5 milion vaksina të administruara në Kosovë, MSH: Asgjë nuk ka mbaruar akoma

Mustafa: Zgjedhjet e djeshme e përmbytën mitin e referendumit të proklamuar nga Albini e Vjosa

Mustafa: Zgjedhjet e djeshme e përmbytën mitin e referendumit të proklamuar nga Albini e Vjosa

Osmani vëzhguesve të BE-së: Strukturat ilegale të Serbisë kanë cenuar garën në komunat e banuara me serbë

Osmani vëzhguesve të BE-së: Strukturat ilegale të Serbisë kanë cenuar garën në komunat e banuara me serbë

Boiken Abazi jep dorëheqje nga pozita që mbante në Vetëvendosje

Boiken Abazi jep dorëheqje nga pozita që mbante në Vetëvendosje