Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person që ushtronte veprimtari të kundërligjshme në një kazino në lagjen “Arbëria (ish-Dragodan)” në Prishtinë, gjatë një bastisjeje të mërkurën.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se njësitet e tyre në bashkëpunim dhe me njësitet doganore, gjatë aksionit, kanë konfiskuar edhe 9 (nëntë) aparate të lojërave të fatit.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.