Dy vëllezërit e vrarë në Siri janë Valon dhe Hashim Aliu nga Gjilani (Foto)

28.10.2015 17:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Dy vëllezërit e vrarë në Siri janë Valon dhe Hashim Aliu nga Gjilani (Foto)

Gazeta Express ka arritur të identifikojë dy vëllezërit nga Kosova që u vranë së fundmi në luftimet në Siri. Ata janë Valon dhe Hashim Aliu nga Zhegra e Gjilanit. Familjarët e tyre konfirmojnë lajmin, por thonë se nuk do të hapin të pame.

23 vjeçari Valon Aliu dhe vëllai i tij Hashim Aliu 27 vjeç nga fshati Zhegër i komunës së Gjilanit janë dy kosovarët e fundit të vrarë në luftimet në Siri. Lajmin për të cilin pati raportuar disa ditë më parë Gazeta Express, e ka konfirmuar sot vetë familja e të vrarëve.

“Po, para një jave na ka ardhur lajmi se ata janë vrarë atje”, ka thënë shkurt për Gazetën Express nëna e dy të vrarëve.

Rrugëtimi i parë i tyre për në Siri kishte ndodhur para 10 muajsh. Ata u larguan nga shtëpia e tyre pa lajmëruar askënd se ku po shkojnë.

“Në Janar të këtij viti kanë dalë prej shtëpisë, pa na treguar se ku po shkojnë. Për tre muaj rresht ne nuk kemi ditur asgjë për ta. Pas tre muajve janë lajmëruar, na kanë thënë se janë mirë”, thotë nëna e tyre.

Oborri i shtëpisë së familjes Aliu ishte i zbrazët, pavarësisht humbjes së dy pjesëtarëve të saj. Familja nuk e ka parë të arsyeshme të hap të pame për djemtë e rënë në Siri. Ata këtë e arsyetojnë me mos pranimin e kufomave të tyre.

Ekskluzive | Konfirmon familja: Dy vëllezërit e vrarë në Siri janë Valon dhe Hashim Aliu nga Gjilani

“Krejt e dinë që ata janë vrarë, ata që dëshirojnë të vinë më pa, munden lirisht, por ne nuk e shohim të nevojshme me hap të pame, pasi nuk i kemi kufomat e tyre, ata janë varrosur atje. Për neve jeta vazhdon”, kanë thënë për Gazetën Express motrat e tij.

Në faqet e tyre në rrjetin social Facebook, dy vëllezërit Hashim dhe Valon Aliu – i cili kishte pseudonimin Abdul Malik Ibn Halil, kanë ndalur së postuari, pikërisht në muajin Janar, kur edhe janë nisur për Siri.

Dy vëllezërit Aliu nuk janë kosovarët e vetëm të vrarë në vatrat e luftës në Siri brenda këtij muaji. Gazeta Express ditë më parë pati raportuar për vrasjen e Basri Sylejmanit nga Prishtina, i cili ishte vrarë gjatë një sulmi atje.

Tre të vrarët e fundit çojnë numrin e kosovarëve të vrarë në Siri në gjithsej 50, ndërkohë që qindra të tjerë vazhdojnë të luftojnë atje.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Keqpërdorimet në BKS – hetohen edhe 21 persona të tjerë, ngrihen 35 prona dhe llogari bankare

Keqpërdorimet në BKS – hetohen edhe 21 persona të tjerë, ngrihen 35 prona dhe llogari bankare

Dogana zbulon deklarimin e rremë në Aeroport: Në vend të kimikatit, u gjetën produkte për dobësim

Dogana zbulon deklarimin e rremë në Aeroport: Në vend të kimikatit, u gjetën produkte për dobësim

Lushaku: Do ta mbështes kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

Lushaku: Do ta mbështes kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

Ekstradohet nga Kosova në Shqipëri një grua e kërkuar nga INTERPOL-i

Ekstradohet nga Kosova në Shqipëri një grua e kërkuar nga INTERPOL-i

“Boll është boll”, Haradinaj: Regjimi Kurti nuk ju la rrugë tjetër kryetarëve të komunave, përveç të dalin në rrugë

“Boll është boll”, Haradinaj: Regjimi Kurti nuk ju la rrugë tjetër kryetarëve të komunave, përveç të dalin në rrugë

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, Azemi: Do të vazhdojë deri në ekzekutimin e pagave

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, Azemi: Do të vazhdojë deri në ekzekutimin e pagave

Lushtaku: Qeveria po ua cenon kompetencat komunave, pushteti lokal nuk do të heshtë

Lushtaku: Qeveria po ua cenon kompetencat komunave, pushteti lokal nuk do të heshtë

Haxhiu dekoroi Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave

Haxhiu dekoroi Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave

Ndërpritet seanca e rigjykimit për vrasjen e argjentinases, i akuzuari Nika kërkon përkthyes tjetër

Ndërpritet seanca e rigjykimit për vrasjen e argjentinases, i akuzuari Nika kërkon përkthyes tjetër

Protesta e komunave, Aliu-Qeverisë: Qytetarët nuk e meritojnë të ndëshkohen

Protesta e komunave, Aliu-Qeverisë: Qytetarët nuk e meritojnë të ndëshkohen

Kongresmeni Wilson i ashpër me Vuçiqin: E paskrupulltë të nderohet Mlladiqi, është si Gjermania ta nderonte Hitlerin

Kongresmeni Wilson i ashpër me Vuçiqin: E paskrupulltë të nderohet Mlladiqi, është si Gjermania ta nderonte Hitlerin

“Vendimi i Gjykatës Speciale dhe raportet e Kosovës me SHBA”, Martin Vulaj njofton për takimin me Kongresmenin Self

“Vendimi i Gjykatës Speciale dhe raportet e Kosovës me SHBA”, Martin Vulaj njofton për takimin me Kongresmenin Self

Molliqaj: Është koha për një opozitë të re që ua prish lojën tullave bashkë me pushtetin

Molliqaj: Është koha për një opozitë të re që ua prish lojën tullave bashkë me pushtetin

Hamza: Do të ankohemi në Kushtetuese pasi Haxhiu s’na dekretoi dy anëtarë në KQZ

Hamza: Do të ankohemi në Kushtetuese pasi Haxhiu s’na dekretoi dy anëtarë në KQZ

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ramadani për marrëveshjen VV-LDK për Presidentin: Po të mos ishte lojë me shtetin seanca do thirrej menjëherë

Ramadani për marrëveshjen VV-LDK për Presidentin: Po të mos ishte lojë me shtetin seanca do thirrej menjëherë