Konfirmohet vendimi, nga java e ardhshme nxënësit në pushim pranveror

E publikuar: 31/03/2021 15:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar vendimin që pushimi pranveror për nxënësit të fillojë më 6 prill dhe të përfundojë më 8 prill. Në vendim e nënshkruar përfshihet edhe e premtja, 9 prill, dita e Kushtetutës së Kosovës, që sipas kalendarit festiv figuron si ditë pushimi.

Nagavci ka bërë të ditur se kjo periudhë e pushimit do të shfrytëzohet për dezinfektimin e plotë të hapësirave shkollore.