Konfirmohet, policia përdori dhunë ndaj komandant Malishevës dhe Grupit të Kumanovës

10.12.2015 10:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Konfirmohet, policia përdori dhunë ndaj komandant Malishevës dhe Grupit të Kumanovës

Lajmi që u publikua ditë më pare nga Agjencia e Lajmeve “Zhurnal”, që Policia maqedonase ka rrahur dhe maltretuar disa prej të paraburgosurve shqiptarë të Grupit të Kumanovës, është konfirmuar nga avokati mbrojtës Naser Raufi.

“Zhurnal” njoftoi nga burime brenda burgjeve të Maqedonisë se dhuna e ushtruar ndaj të burgosurve ka ndodhur gjatë kthimit të tyre nëpër qendrat e paraburgimit, pas seancës gjyqësore në Shkup.

Avokati mbrojtës, Naser Raufi, konfirmon dyshimet për dhunë të policisë ndaj Grupit të Kumanovës. Raufi pas vizitës në burgun e Prilepit pohon se Andi Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva, është ankuar nga dhuna çnjerëzore e njësiteve speciale, gjatë transportimit të tij në gjykatë. Avokati Raufi thotë se në ditën e gjykimit ka marrë ankesë edhe nga Shefqet Hallaçi se njësitet speciale e kanë rrahur rrugës për në gjykatë.

“Sot isha i vizitova Demë Shehun dhe Andi Krasniqin në burgun e Prilepit. Prej këtyre dyve i arrestuari Andi Krasniqi u ankua se ka qenë i maltretuar edhe duke e sjellë në seancën gjyqësore nga ana e njësiteve speciale.

Është ankuar edhe Shefqet Hallaçi. Bile atë ditë gjatë gjykimit më ka treguar dhe është vendosur edhe në proces verbal kjo gjë. Tek unë janë ankuar disa nënshtetas të Kosovës, por unë dua që vetë të kontrolloj se cila është gjendja faktike”, deklaroi avokati mbrojtës, Naser Raufi për Tv Shenja.

Raufi gjatë ditës së sotme do të vizitojë të burgosurit e tjerë në burgun e Shkupit. Familjarët e Shehut, Sefajt dhe Zekajt janë ankuar tek avokatët mbrojtës por paralajmëruan ankesë edhe deri tek Avokati i Popullit, Ixhet Memeti.

Edhe Ministri i drejtësisë Adnan Jashari kërkoi hetim të menjëhershëm të rastit për të vërtetuar dyshimet.

“Unë kam informata jo të dorës së parë, kështu nga burime të ndryshme të pavërtetuara se jo brenda, por gjatë transportit ka pasur shkelje dhe cenime dhe shkelje të caktuara të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Por ka organe kompetente që duhet të vlerësojnë se ka apo jo shkelje dhe duhet të marrin masa. Unë si ministër i Drejtësisë nuk jam kompetent në këto faza, por normalisht se do të kërkoj të marr informata të sakta nga organet që kanë kompetencë për të vërtetuar nëse ka pasur apo jo torturë ndaj personave që në këtë fazë konsiderohen si të akuzuar”, tha ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari.

Ministria e Jashtme e Kosovës po hesht edhe gjashtë muaj pas ekzekutimit të dhjetë shqiptarëve në Kumanovë, shumica e tyre nga Kosova. Aq më tepër që të gjitha argumentet janë të pakontestueshme se vrasja e dy prej luftëtarëve të Kumanovës, Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecajt ndodhi pas arrestimit të tyre. Fakti që kjo vrasje e dyfishtë po mbahet fshehtë implikon jo vetëm strukturat e sigurisë dhe politike të Maqedonisë, por edhe ato të Kosovës, transmeton Zhurnali.

Informacione të ndryshme të publikuara argumentojnë se Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj ishin kapur të gjallë, dhe madje ata ishin të gjallë edhe dy ditë pas kapjes së tyre. Këtë e dëshmojnë edhe komunikimet zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë me Ministrinë e Jashtme të Kosovës, përkatësisht me ambasadën e Kosovës në Shkup.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump në Ankara e rikthen temën e kontrollit të Grenlandës, thotë se SHBA mund t’i heq krejt trupat nga Europa

Trump në Ankara e rikthen temën e kontrollit të Grenlandës, thotë se SHBA mund t’i heq krejt trupat nga Europa

Supremja refuzon të gjitha ankesat, hapet rruga për certifikimin e rezultateve

Supremja refuzon të gjitha ankesat, hapet rruga për certifikimin e rezultateve

2.4 tonë drogë në Europë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal

2.4 tonë drogë në Europë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal

Kurti nga Greqia: Evropa përfundon në vijën e frontit në Ukrainë, autokratët i përkasin shekullit të gabuar

Kurti nga Greqia: Evropa përfundon në vijën e frontit në Ukrainë, autokratët i përkasin shekullit të gabuar

“Ka shumë për t’i dhënë vendit”, Joseph takon Osmanin

“Ka shumë për t’i dhënë vendit”, Joseph takon Osmanin

Rutte takon Von der Leyen: Kemi nevojë për këtë Evropë të fortë

Rutte takon Von der Leyen: Kemi nevojë për këtë Evropë të fortë

Pacolli: Të zbatohen vendimet e gjykatave dhe të lejohet operimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës

Pacolli: Të zbatohen vendimet e gjykatave dhe të lejohet operimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës

Aktakuzë për krime lufte në Vushtrri, ish-pjesëtari i MUP-it serb akuzohet për vrasjen e 71 civilëve

Aktakuzë për krime lufte në Vushtrri, ish-pjesëtari i MUP-it serb akuzohet për vrasjen e 71 civilëve

Terras pas takimeve në Prishtinë: E ardhmja e Kosovës është në BE, por anëtarësimi kërkon reforma

Terras pas takimeve në Prishtinë: E ardhmja e Kosovës është në BE, por anëtarësimi kërkon reforma

160 punëtorë të Trainkos ende pa paga, Sindikata kërkon ekzekutim të menjëhershëm

160 punëtorë të Trainkos ende pa paga, Sindikata kërkon ekzekutim të menjëhershëm

Maqedonci bën homazhe në Morinë: Dëshmorët janë themeli i Republikës së Kosovës

Maqedonci bën homazhe në Morinë: Dëshmorët janë themeli i Republikës së Kosovës

Osmani i reagon VLEN-it: S’keni asnjë kontribut për autostradën Shkup-Bllacë, kanë tentuar ta devijojnë trasenë

Osmani i reagon VLEN-it: S’keni asnjë kontribut për autostradën Shkup-Bllacë, kanë tentuar ta devijojnë trasenë

Rama publikon video: Po lirohen hapësirat publike

Rama publikon video: Po lirohen hapësirat publike

Arben Mustafa kritikon Muratin: Po mburret me stagnimin ekonomik, jo me zhvillimin

Arben Mustafa kritikon Muratin: Po mburret me stagnimin ekonomik, jo me zhvillimin

Konjufca pret eurodeputetin Riho Terras, kërkon vëmendje për aplikimin e Kosovës në BE

Konjufca pret eurodeputetin Riho Terras, kërkon vëmendje për aplikimin e Kosovës në BE

Avokati i Popullit nis hetimet rreth pretendimeve për keqtrajtimin e të arrestuarve në Gazimestan

Avokati i Popullit nis hetimet rreth pretendimeve për keqtrajtimin e të arrestuarve në Gazimestan