Konfirmohet dorëheqja e Begollit nga pozita e kryeshefit të Telekomit

E publikuar: 31/10/2018 18:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesuesja e Bordit të Telekomit, Besa Shatri-Berisha ka konfirmuar për Kohën Ditore dorëheqjen e Gent Begollit nga pozita e kryeshefit të Telekomit.

Sipas saj, Begolli ka dhënë dorëheqje për arsye personale.

16:26
Jep dorëheqje kryeshefi i Telekomit, Gent Begolli
Kryeshefi i Telekomit, Gent Begolli ka dhënë dorëheqje.

Burime të KTV-së bëjnë të ditur se Begolli e ka dorëzuar aktin e dorëheqjes tek Bordi i Telekomit gjatë ditës së sotme.

Sipas Balajt, Telekomi ka vlerë mbi 500 milionë euro

Gent Begolli gjatë muajit qershor është zgjedhur në krye të Ndërmarrjes Publike, Telekomi i Kosovës.

Edhe pse në prag të falimentimit, Telekomi nuk kursehet për djemtë e Grabovcit

Kohavisioni ka raportuar ditë më parë se Telekomi ka probleme financiare dhe është në prag të falimentimit për shkak se ka dështuar të respektojë marrëveshjen me Z-Mobile në vlerë prej rreth 30 milionë euro, të caktuar nga Arbitrazhi.

Sipas Besa Shatri Berishës, kryetare e Bordit të Telekomit, infrastruktura e vjetërsuar është fajtori kryesor që Telekomi nuk arriti të zbatojë marrëveshjen me Z-Mobile, që do t’i shpëtonte asaj rreth 30 milionë euro, nëse do të arrinte të furnizonte me shërbimin 3G dhe 4G për rreth 40 mijë klientët të këtij operatori virtual.