Sonte në Kosovë janë konfirmuar edhe 75 raste të reja, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Kosovës (IKSHPK), përmes një njoftimi në Facebook.
“Sot më 20 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 416 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 75 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.