Komuna e Prishtinës mbi 1 milion euro për bujqësi

08.05.2015 13:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Komuna e Prishtinës mbi 1 milion euro për bujqësi

Drejtori i Drejtorisë së Ekonomisë dhe Zhvillimit, Genc Bashota, në një konferencë për media informoi lidhur me subvencionet në sferën e bujqësisë që është duke i ndarë Komuna e Prishtinës.

“Ne i kemi dhënë një rol të veçantë bujqësisë për arsye se kemi konsideruar se Komuna e Prishtinës ka një potencial shumë të madh për zhvillimin e këtij sektori. Qëllimet kryesore të subvencionimeve në bujqësi janë që ne si Komunë t’i mbështesim fermerët në disa lëmi, siç janë pemëtaria, perimtaria, lavërtaria, shpezëtaria, blegtoria, ujitja, etj”, tha Bashota, i cili theksoi se buxheti i vitit 2015 për bujqësi është rreth 1 milion e 30 mijë euro, rreth 355 mijë euro më i lartë se sa ai i vitit paraprak, ndërsa tha se do të ketë rritje permanente e buxhetit të bujqësisë gjatë viteve të ardhshme
Sipas drejtorit Bashota, sektori i ekonomisë qëllim kryesor e ka rritjen e punësimit në kryeqytet.

Në këtë drejtim ai përmendi tri projekte kryesore: krijimi i Qendrës Komunale për Këshillim në Karrierë dhe krijimi i qendrës për “Business Process Outsourcing” (BPO) që janë bashkëfinancim midis Komunës dhe qeverisë zvicerane, si dhe tregu mobil i prodhimeve në vlerë të 497 mijë eurove, 80 % të të cilit e financon Komision Evropian, ndërsa 20% të vlerës së projektit, Komuna e Prishtinës. Ai tha se illimisht, planifikohet qe 1.200 fermerë të jenë të inkuadruar në tregun mobil, pa pagesë në dy vitet e para dhe me përkrahje shtesë nga Komuna e Prishtinës për të krijuar mundësi sa më të favorshme për bizneset vendore.

“Qëllimet kryesore të të dy sektorëve që i kemi, bujqësia dhe ekonomia, e kanë një emërues të përbashkët, rritjen e punësimit si dhe stimulimi i prodhimeve vendore. Prishtina është qytet që ofron mundësi të zhvillimit të bujqësisë. Kemi shumë zona rurale që gravitojnë në Prishtinë dhe janë pjesë e Komunës dhe përmes bujqësisë mendojmë se do të ndikojmë në zhvillimin ekonomik të qytetit”, tha Bashota.

Drejtori Bashota i informoi të pranishmit se gjithsej do të ndahen subvencione në vlerë prej 1,030,000.00€ (perimtari: 150,000.00€, blegtori: 300,000.00€, pemëtari: 80,000.00€, lavërtari: 150,000.00€, shpezëtari: 70,000.00€, bletari: 130,000.00€, agropërpunim: 100,000.00€, ujitja e kulturave bujqësore: 50,000.00€, etj). Në përfundim e sipër është faza e parë e ndarjes së subvencioneve, në vlerë prej 537 mijë euro që përfshin më shumë së gjysmën e buxhetit të kësaj drejtorie./Indeksonline/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor