Kompensim financiar pas 36 vjetësh për pengjet e Iranit

25.12.2015 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kompensim financiar pas 36 vjetësh për pengjet e Iranit

Diplomatët amerikanë dhe stafi i ambasadës, të cilët ishin mbajtur peng për 444 ditë në Teheran pas revolucionit të vitit 1979, e kanë fituar kompensimin pas 36 vjetësh.

Projekt-ligji mbi shpenzimet, i miratuar nga Kongresi amerikan gjatë javës së kaluar, sipas gazetës New York Times, parasheh që nga 4.4 milionë dollarë t’i ndahet secilit nga 53 ish-pengjet në Teheran apo pasardhësve të tyre.

Secilit prej tyre, një ditë e kaluar si peng, do t’i paguhet 10 mijë dollarë. Kjo shumë do të shpaguhet për 53 ish-pengjet, 37 nga të cilët ende janë gjallë.

Kjo shumë e mjeteve thuhet se do të sigurohet nga një dënim prej 9 miliardë dollarësh që e ka paguar banka franceze BNP Paribas, për shkelje të sanksioneve kundër Iranit, Kubës dhe Sudanit.

Viktimat e sulmeve të tjera terroriste, të organizuara nga shtete të caktuara, do të mund të përfitojnë poashtu nga ky ligj.

“Unë u tërhoqa në skaj të rrugës dhe në parim nisa të qaj”, ka thënë për New York Times, Rodney Sickmann, një oficer i Marinës që punonte atëbotë si roje e sigurisë në ambasadën në Teheran.

Gjykatat dhe qeveria amerikane, në mënyrë të vazhdueshme kanë mohuar kërkesat e tyre për kompensim.

Në një intervistë dhënë për “The Washington Post” ,Thomas Lankford, avokat i ish-pengjeve dhe familjeve të tyre, i cili ka mbrojtur interesat e tyre në një betejë të gjatë gjyqësore, e quajti rezolutën e miratuar si një “përmbushje pas një kohe të gjatë”.

Fotogaleri: Pushtimi i ambasadës amerikane në Teheran

Nga trysnia në rritje nga protestat në rrugë për shkak të pushtetit që ushtronte, Shahu i Iranit, Reza Pahlavi, braktis vendin në janar të vitit 1979, duke nxitur kështu edhe rrënimin e regjimit mbretëror nga kryengritësit muajin pasues.

Lideri i revolucionit, Ayatollah Ruhollah Khomeini, u kthye nga ekzili dhe u bë lideri suprem i Republikës Islamike të Iranit në dhjetor të vitit 1979.

Pengjet në Teheran ishin marrë nga një grup studentësh të njohur si Pasuesit Myslimanë të linjës së Imamit. Ata kishin hyrë me forcë në ambasadën amerikane në Teheran në vitin 1979. Disa nga pengjet u ishin nënshtruar torturës psikologjike dhe keqtrajtimit.

Pas marrjes së ambasadës dhe marrjes peng të stafit diplomatik e punonjësve të tjerë për më shumë se 14 muaj, Washintoni i pati prishur marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, transmeton rel.

Tensionet janë ulur ndjeshëm në muajit e fundit si rezultat i bisedimeve disa mujore mbi programin bërthamor të Iranit, negociata që çuan në arritjen e marrëveshjes historike bërthamore në korrik të vitit 2015. [s.bajrami]

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës