Kompany rrëfen jetën e tij 360 gradë

02.07.2015 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kompany rrëfen jetën e tij 360 gradë

Ai është multimilioner dhe kapiten i një prej klubeve më të pasura të planetit, por Vincent Kompany nuk i harron rrënjët dhe familjes pas së cilës është lidhur që në fëmijëri. I ati i tij ishte një politikan që emigroi nga Zaireja, ndërsa e ëma drejtuese e një sindikate. Në një intervistë të gjatë për “CNN”, mbrojtësi me pasaportë belge rrëfehet 360 gradë, duke zbuluar disa anë të panjohura të jetës dhe karakterit të tij.

“Nuk e besoj se do ta kisha shijuar gjithë këtë pasuri nëse nuk do të isha rritur sipas mënyrës së prindërve të mi. Përherë i kam thënë mamasë time se sa më i pasur që të bëhem aq më mirë do të jetë për shumë njerëz, prandaj nuk ke pse të mërzitesh. Jam në botën e futbollit që prej moshës 17 vjeçare dhe fillimisht u kujdesa për familjen e më pas për njerëzit e lagjes nga kam ardhur. Jam shumë i lumtur sepse po ndihmoj rreth 1 mijë fëmijë që të luajnë futboll çdo javë”.

Kompany e nisi karrierën me skuadrën e Anderlecht dhe më pas u transferua te Hamburgu ku fitoi më shumë eksperiencë si një mbrojtës qëndre. Një moment delikat në jetën e tij.

“Vitin e parë që u largova nga Belgjika motra ime u sëmur, por ashtu edhe mamaja që ndërroi jetë pak kohë më vonë. Në atë periudhë kalova momente të vështira por gjeta forcën për të dalë nga ajo situatë”.

Pasi trajtimi i motrës rezultoi i suksesshëm, Vincent u afrua më shumë me popullin e tij të origjinës në Republikën Demokratike të Kongos. Ai financoi disa projekte bamirësie.

“Jam i lumtur që kam jetuar përkrah një njeriu si mamaja ime sepse në botë ka shumë njerëz që nuk kanë arritur as t’i njohin prindërit e tyre. Ajo ka ndikuar shumë në vendimet e mija të mëvonshme sepse gjërat filluan të kishin kuptim”.

Me transferimin te Manchester City, mbrojtësi nënshkroi një kontratë faraonike nga e cila përfiton 188 mijë dollarë në javë. Në një kohë që shumë shokë të tij e kalojnë kohën e lirë duke pozuar në dalje të lokaleve të natës, Kompany ka zgjedhur të ndjekë një kurs me kohë të pjesshme për administrim biznesi në mënyrë që të arrijë të menaxhojë sa më mirë inisiativat e tij jashtë fushës së lojës. Aktualisht ai është ambasador ndërkombëtar i inisiativës së fshatrave SOS dhe ka ngritur një shoqatë bamirësie të cilën e drejton motra e tij.

“Gjëja më e rëndësishme që më ka shtyrë drejt suksesit është bindja që kam dhe përherë i them vetes se do t’ia dal mbanë. Jam një njeri kërkues dhe nuk e kam pasur aspak objektiv parësor të bëhesha futbollist. Në sport mësova gjithçka shumë shpejt”.

Gjithsesi, fillimi në lagjen “Uccle” të Bruksesit nuk ishte i lehtë.

“Jam përballur shpesh herë me njerëz racistë, madje që kur isha fëmijë por e kam luftuar këtë mendësi dhe vetëm në këtë mënyrë ia kam dalë mbanë të shuaj paragjykimet”.

Në Belgjikë, Kompany e ka fituar dy herë titullin kampion me Anderlechtin, ndërsa me Manchester City ai ka hyrë në histori si kapiteni i skuadrës së Citizens që arriti të kthehej në majën e Anglisë pas 44 vjetësh. Një moment që ai do ta ruajë gjatë në kujtesë.

“Kur Aguero shënoi golin e fitores në ndeshjen e fundit ndaj QPR ai ishte momenti më domethënës i karrierës time. Do t’i jem përherë mirënjohës dhe nuk do ta harroj asnjëherë atë moment”.

Në fund, ai nuk harron të flasë edhe për familjen e tij të re, bashkëshorten Carla, vajzën Sienna dhe djalin Kai.

“Fëmijët më japin shumë qetësi dhe më ndihmojnë në karrierën tim. Dua të jem një shembull për familjen edhe pse është e vështirë pasi nuk mund të jesh perfekt”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)