Kompania “Tech Gate” hap pikën e re në Prishtinë, ofron pajisje elektroshtëpiake me çmim të lirë

E publikuar: 01/06/2024 12:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania “Tech Gate”, që ofron pajisje elektroshtëpiake, ka bërë hapjen e pikës më të re edhe në Prishtinë.

Interesimi i qytetarëve për këtë hapje ishte i madh, e disa klientë të ri edhe u furnizuan me pajisje për të cilat kishin nevojë, u ndanë të kënaqur me çmimet të cilët u ofruan sot me zbritje.

Ardian Berisha, menaxher në “Tech Gate”, ka thënë se hapja e kësaj pike ka ardhur pas kërkesës së madhe të klienteve dhe se sot me rastin e hapjes ka zbritje deri në 50 për qind në produkte të ndryshme.

Ai ka thënë se në Kosovë deri tani kjo kompani ka shtatë pika por që gjatë këtij vitit do të hapen edhe pika tjera në qytete të Kosovës.

“‘Tech Gate’ ofron shitje të produkteve elektroshtëpiake dhe sot kemi bërë hapjen e pikës në Prishtinë pas kërkesave të medha nga klientet dhe me rastin e hapjes ofrojmë super zbritje në të gjitha produktet. Në Kosovë për momentin jemi me shtatë pika por që shumë shpejtë do të kemi edhe hapje të reja në qytetet tjera gjatë këtij viti. Ofertat shkojnë deri në 50 për qind zbritje dhe kjo ofertë vlenë vetëm sot, andaj jeni të mirësëardhur që të perfitoni këtë super ofertë”, ka thënë Berisha.

Klientja Dafina Aruqi, tha se reklamimet e çmimeve me zbritje që janë vendosur në fletushka janë reale edhe në dyqan.

“Po shumw të vërteta, e kemi parë në fletushke që ka disa telefona, dhe disa pajisje të teknikës së bardhë erdhem edhe e vërtetua që ashtu është. Kemi blerë një televizor, një maqin dhe nje gjezve për kafe. Një telefon po ma blen burri, çmimet sic janë në fletushkë”, ka thënë ajo.

Lulzim Uka, po ashtu klient, tha se sot në këtë dyqan ka blerë një televizor me një zbritje të knaqshme.

“Mbrëmë kaluam këtu pari edhe e kam verejte që do të hapet sot. Erdha këtu për shkak se më është prishur një televizor edhe e morra, kishte pasur zbritje prej 120-130 euro, duken reale. Po natyrisht”, ka thënë ai./eo

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020