Komisioni Evropian: Nuk krahasohet Kosova me Kataloninë

E publikuar: 02/10/2017 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Evropian ka shpallur sot jokushtetues referendumin e Katalonisë. Sic raportojnë mediat serbe, KE ka vlerësuar se megjithatë rasti i Katalonisë nuk mund të krahasohet me atë të Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Kur ishte në pyetje njohja e Kosovës, ishte një kontekst shumë specifik. Ky qëndrim u miratua edhe nga deklaratat e ndryshme të OKB-së, rezolutat e saj dhe nga bashkësia ndërkombëtare për arsye të ve3canta”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Shinas duke mos specifikuar për cilën rezolutë të OKB-së bëhet fjalë.