Ku kriste pushka, në zonën e orizores në Kumanovë, aty ishte edhe Avdil Jakupi nga Haraqina e Shkupit.
E pasi ishte ushtar i devotshëm, ky ishte emëruar edhe komandant.
Ndërsa, duke qenë edhe i zëshëm, iu dha nofka Çakalla.
Kështu, me urdhëra e britma luftoi deri në fundin e konfliktit në Maqedoni.
Por, edhe kur përfunduan luftimet i, këtij nuk iu ndalën problemet me forcat maqedonase.
Shteti e akuzoi për terrorizëm, ndërsa kur kishin shkuar që ta arrestonin, pati rezistuar, duke rrëmbyer dy polic, njofton Klan Kosova.
Më pas ishte strehuar në Kosovë, ku në vitin 2003, ishte kapur nga Interpoli, për tu ekstraduar në Maqedoni.
E në shtetin e tij, atij iu ngritën dy aktakuza, në bazë të të cilave u dënua me 15 vjet heqje lirie.
Pasi i kaloi 12 vjet në burg, tani e lëshuan që ta kalojë një fundjavë në shtëpi.
Prandaj,e dhe vendosi që ta jap intervistën e tij të parë, për të treguar se çka heqin shqiptarët në burgun e Idrizovës në Shkup.
Kronikë nga Shkodran Gajraku.