Kolegu i burgut të Gazmend Muhaxherit del me deklarate kundërthënëse për të, mbështet Sabiha Shalën

E publikuar: 26/09/2017 10:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Veprimtari i çështjes kombëtare, Haki Morina është shprehur në përkrahje të kandidates së Partisë Demokratike të Kosovës për kryetare të Pejës, Sabiha Shala.

Morina ka qenë i burgosur politik ndërsa ka qenë edhe koleg burgu me kandidatin për kryetar nga LDK-ja, Gazmened Muahxheri, shkruan infokusi.com

Ai përmes një postimi në “facebook” ka shkruar se pavarësisht se interesi personal i tij është që të fitoj Muhaxheri,përkrah Shalën sepse i plotëson më së miri kushtet për kryetare të Pejës.

Morina ka thënë gjithashtu se Shala mund të bëhet edhe zonja e hekurt e Pejës./INFOKUSI

Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë të Morinës: