Koço Danaj: Baton Haxhiu, rezident i shërbimit sekret serb

E publikuar: 01/07/2017 22:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Udhëheqësi i lëvizjes Shqipëri Natyrale, Koço Danaj, ka reaguar pas deklaratave të bëra sot nga analisti Baton Haxhiu, i cili tha se Ilir Meta mund të mos betohet si president. Sipas Haxhiut pas 4 vjetësh si i pari i Shqipërisë mund të zgjidhet Edi Rama.

“Dyshoj. Nëse nuk ndodh diçka unë mendoj se gjasat e betimit  të tij janë shumë të vogla”, tha Haxhiu në emisionin ‘Komiteti’ i pyetur nëse Ilir Meta do të betohet më 24 korrik si President i Shqipërisë.

Danaj përmes një statusi në Facebook, ka akuzuar Haxhiun si bashkëpunëtor të shërbimit sekret serb.

Shkrimi i plotë i Koço Danajt:

Rezidenti i sherbimit sekret serb, bashkepuntori i Stanishiqit, Baton Haxhiu punon dhe kerkon destabilizimin e Shqiperise.