Kocjançiq flet pas largimit të Prokurorit të Specialës

E publikuar: 15/02/2018 19:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kocjançiq flet pas largimit të prokurorit të Specialës
Zëdhënësja e shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Maja Kocjançiq ka folur rreth largimit të prokurorit të Speciales, David Schwendiman.

Përmes një deklarate për medie ajo ka shkruar se është shumë falënderues për punën e tij gjatë kësaj periudhe për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet që kanë ndodhur në Kosovës gjatë luftës në vitet 1998, 1999 dhe 2000.

Kocjançiq ka thënë ndër tjerash se Bashkimi Evropian vazhdon të jetë përkrahës i Dhomave të Specializuara dhe Prokurorisë së Specializuar.

“Bashkimi Evropian vazhdon të jetë një përkrahës i fuqishëm i punës së Dhomave të Specializuara dhe Prokurorisë së Specializuar. Ato janë një demonstrim i rëndësishëm i angazhimit të Kosovës për sundim të ligjit, i cili është një element thelbësor për përparimin e Kosovës në rrugën e integrimit drejtë BE-së dhe për angazhimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor në tërësi. Është veçanërisht e rëndësishme që Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar të jenë në gjendje të vazhdojnë punën e tyre në mënyrë të pavarur, pa ndonjë ndërhyrje të jashtme”, thuhet në deklaratën e Kocijançiq./insajderi/