KMShK-ja e AGK-ja kundërshtojnë përfshirjen e etikës së medieve të shkruara dhe online në Ligjin për KPM-në

21.04.2021 14:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
KMShK-ja e AGK-ja kundërshtojnë përfshirjen e etikës së medieve të shkruara dhe online në Ligjin për KPM-në

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), kanë pranuar me shqetësim raportimet se në Komisionin për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media të Kuvendit të Kosovës është përmendur edhe mundësia e rregullimit të përmbajtjes online të mediave nga ana e Komisionit të Pavarur për Media (KPM).

“KMShK, si mekanizëm vetërregullues që përfaqëson mediat e shkruara dhe online dhe AGK, si organizatë që përfaqëson gazetarët, kundërshtojnë çdo përpjekje dhe çdo iniciativë, nga kushdoqoftë, për përfshirjen e përmbajtjes online të mediave si pjesë e mekanizmit rregullues nga institucione shtetërore.

KMShK është mekanizmi i vetëm në Kosovë që merret me etikën e mediave të shkruara dhe online (gazetat, mediat online, revistat, agjencitë e lajmeve) dhe vazhdimisht vendos për ankesat e qytetarëve dhe institucioneve në lidhje me shkeljet e etikës nga mediat e shkruara dhe online”, thuhet në njoftimin për media.KMShK dhe AGK theksuan se kundërshtojnë fuqishëm çdo përpjekje dhe iniciativë për futjen e etikës së mediave të shkruara dhe online si pjesë e ligjit për KPM-në.

“Iniciativa të tilla janë në kundërshtim të hapur me rregullat ndërkombëtare të gazetarisë dhe frymën e gazetarisë të instaluar në Kosovë tash e një kohë të gjatë.

Secila nga mediat e shkruara (online apo të shtypura) duhet të jep përgjegjësi për veprimet e tyre para organeve shtetërore, bazuar në ligjet përkatëse, por fillimisht vlerësimin e etikës së tyre nuk mund ta bëjë askush më mirë se vetë mediat për media, apo profesionistët e fushës”, thuhet në njoftim.

KMShK nëpërmjet mekanizmit të kontrollit dhe vlerësimit të etikës së mediave të shkruara është njohur edhe nga vetë Kuvendi i Kosovës, nëpërmjet Ligjit për Shpifjen dhe Fyerjen dhe vendimet që
KMShK merre për palët dhe për mediat respektohen dhe vlerësohen lart nga gjykatat vendore në rastet kur ata vendosin për shpifjen dhe fyerjen.

KMShK dhe AGK konsiderojnë se iniciativat për kontroll dhe vlerësim të etikës për mediat e shkruara dhe online nga një organizatë shtetërore janë të dëmshme dhe nuk iu ndihmojnë mediave dhe gazetarëve.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Gazetarja Fana: Aksidenti me kosovarë, më i rëndi që ka ndodhur në Kroaci viteve të fundit

Gazetarja Fana: Aksidenti me kosovarë, më i rëndi që ka ndodhur në Kroaci viteve të fundit

Kryeministri Kurti udhëton drejt Kroacisë për të vizituar të lënduarit në aksidentin tragjik

Kryeministri Kurti udhëton drejt Kroacisë për të vizituar të lënduarit në aksidentin tragjik

6 raste të reja më shumë se dje, të infektuara me COVID-19.

6 raste të reja më shumë se dje, të infektuara me COVID-19.

Presidentja Osmani do të shpallë ditë zie në nderim të viktimave të aksidentit në Kroaci

Presidentja Osmani do të shpallë ditë zie në nderim të viktimave të aksidentit në Kroaci

Flet djali i axhës së shoferit që dërroi jetë në aksidentin në Kroaci

Flet djali i axhës së shoferit që dërroi jetë në aksidentin në Kroaci

Ambasadori Kasapolli: Kanë qenë diku 13 fëmijë në autobus, asnjë prej tyre s’është listën e të vdekurve

Ambasadori Kasapolli: Kanë qenë diku 13 fëmijë në autobus, asnjë prej tyre s’është listën e të vdekurve

Cufaj nuk e prishë “terezinë”, refuzon të flasë për mërgimtarët që u nisën nga Frankfurti: Provo telefonoje ambasadorin gjerman, a ta hapë telefonin ai

Cufaj nuk e prishë “terezinë”, refuzon të flasë për mërgimtarët që u nisën nga Frankfurti: Provo telefonoje ambasadorin gjerman, a ta hapë telefonin ai

Deputetja kosovare në parlamentin kroat: Kroacia është me mendje e me zemër afër familjeve dhe institucioneve të Kosovës

Deputetja kosovare në parlamentin kroat: Kroacia është me mendje e me zemër afër familjeve dhe institucioneve të Kosovës

Kryeministri i Kroacisë telefon Albin Kurtin, e siguron se po merren të gjitha masat për t’i shpëtuar të lënduarit

Kryeministri i Kroacisë telefon Albin Kurtin, e siguron se po merren të gjitha masat për t’i shpëtuar të lënduarit

Nora dhe Akili garojnë nesër, orari dhe kundërshtarët e tyre

Nora dhe Akili garojnë nesër, orari dhe kundërshtarët e tyre

Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti në Kroaci (Video)

Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti në Kroaci (Video)

Rama për aksidentin tragjik me 10 viktima: Çfarë fatkeqësie pikëlluese

Rama për aksidentin tragjik me 10 viktima: Çfarë fatkeqësie pikëlluese

Ministri kroat i Shëndetësisë: 15 persona janë lënduar rëndë, përfshirë një vajzë të mitur

Ministri kroat i Shëndetësisë: 15 persona janë lënduar rëndë, përfshirë një vajzë të mitur

Abdixhiku për aksidentin në Kroaci: Ditë e rëndë për Kosovën

Abdixhiku për aksidentin në Kroaci: Ditë e rëndë për Kosovën

Krasniqi: Me trishtim mora lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci

Krasniqi: Me trishtim mora lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci

Media kroate tregon shkakun e aksidentit, thotë se njëri nga shoferët vdiq

Media kroate tregon shkakun e aksidentit, thotë se njëri nga shoferët vdiq