KMDLNj kërkon të mos deportohen shtetasit turq, kundërshtarë politik të Erdoganit

E publikuar: 29/03/2018 11:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë, përmes një komunikate për media ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës të mos i depërtojë pesë të arrestuarit e sotshëm, të cilësuar si gylenistë, transmeton Koha.net.

Në reagimin e KMDLNJ-së thuhet:

Autoritetet kosovare me arrestimet që i bënë sot të pesë drejtuesve të kolegjit “Mehmet Akif” në Prishtinë dhe Gjakovë, përkatësisht të Mustafa Erdem , Yusuf Karabina, Kahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan Gunakan qartazi po rreshtohen në anën e regjimit aktual në Turqi që me këmbëngulje po kërkojnë që të arrestohen dhe deportohen në Turqi të gjithë ata që cilësohen si gylenistë.

Kohë më parë në Prizren ishte arrestuar një shtetas turk i kërkuar si përkrahës i Fetyllah Gylenit, ishte mbajtur në burg për një kohë dhe pas reagimit të KMDLNj-së , organizatave të tjera si dhe presionit të opinionit publik ishte liruar me dorëzani .KMDLNj edhe atëherë ka kërkuar sikur që kërkon edhe tani që Kosova të mos ndërhyjë në luftën midis Erdoganit dhe Gylenit të mos arrestojë qytetarë turk , përkrahës të Gylenit , të mos mbyllë kolegje që kanë punuar për vite të tëra në Kosovë për shkaqe politike e sidomos mos t’i deportojë të arrestuarit në Turqi shkaku se atje nuk mund të kenë as trajtim të drejtë e as gjykim të drejtë dhe se deportimi i përshpejtuar duke iu nënshtruar kërkesave të autoriteteve turke është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut dhe Kosiova në asnjë mënyrë nuk guxon të rreshtohet në anën e shkelësve të drejtave të njeriut ndërkaq që çështja e deportimit është e rregulluar me ligje kombëtare dhe ndërkombëtare andaj ato duhet të përfuillen në përpikmëri.

KMDLNj e kundërshton arrestimin e shtetasve turq në Kosovë për shkaqe politike dhe e kundërshton fuqishëm çdo përpjekje për ekstradim në rrethana ekzistuese. Autoritetet kosovare që synojnë të integrohen në demokracinë e përparuar, me këtë arrestim po e vënë në dyshim të skajshëm qëllimin dhe orientimin demokratik duke iu nënshtruar një kërkese autokratike dhe duke u rreshtuar në anën e përndjekësve politikë. Në këtë qërim hesapesh midis Rdoganit dhe Gylenit , Kosova duhet të mbajë qëndrim neutral duke respektuar standardet ndërkombëtare të drejtave të njeriut./koha.net/