KMDLNJ kërkon nga Jahjaga të mos dekretojë kandidatë politik për Gjykatë Kushtetuese

03.12.2015 10:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
KMDLNJ kërkon nga Jahjaga të mos dekretojë kandidatë politik për Gjykatë Kushtetuese

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka kërkuar nga presidentja Atifete Jahjaga të mos i dekretojë kandidatë politik për Gjykatë Kushtetuese.

KMDLNj bën të ditur se kishte monitoruar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për Gjykatë Kushtetuese, që nga faza e konkurimit, deri te votimi në Kuvendin e Kosovës.

“Muaj më parë ndonëse pati kandidatë shumë profesionist pati dështuar zgjedhja e gjyqtarëve të GJK pikërisht shkaku se kandidatët e preferuar partiakë nuk kishin marrë vota të mjaftueshme gjatë votimit në Kuvendin e Kosovës. Në këtë kontekst, KMDLNj pati reaguar duke kërkuar kritere për zgjedhjen e gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese e që do të bëhej vetëm pas ndryshimit të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese. Në këtë mënyrë do të vlerësohej profesionalizmi dhe përvoja në fushën përkatëse, si kriter përcaktues, paanësia, pavarësia në marrjen e vendimeve, edhe si individ edhe si Gjykatë e që nënkupton eliminimin e ndikimit politik në vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në komunikatë.

KMDLNj-në thekson se është e papranueshme që të zgjidhet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese kandidati që nuk ka përvojë gjyqësore.

“KMDLNj ka qenë dhe është kundër politizimit të Gjykatës Kushtetuese në ndërkohë që në dy votimet ( ai i parafundit që dështoi dhe ky i fundit që duhet të përsëritet) është përpjekje për të ndikuar politikisht në punën e Gjykatës përmes votimit të kandidatëve puro politik e që kanë qenë kandidat për zgjedhje për deputetë në zgjedhjet e fundit. Selvete Gërxhaliu – Krasniqi ka qenë kandidate e LDK-së për deputete prandaj zgjedhja e saj gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese do të ishte në kundërshtim me moralin, jo korrekte, konflikt interesi dhe interferim i drejtpërdrejtë politik”, thuhet tutje në komunikatë.

Sipas KMDLNJ-së, një kandidat që llogaritej i afërt apo pjesë e PDK-së, po në këtë garë konkurrimi për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese ndonëse në garën paraprake llogaritej si njëri ndër favoritët, ndershmërisht hoqi dorë nga intervistimi pikërisht se përfolej se është kandidat i një subjekti të koalicioni qeveritar – PDK-së, andaj, kështu do të duhej të vepronte edhe Selvete Gërxhaliu – Krasniqi.

“KMDLNj nuk ka informacione se kandidatja Gresa Cakaj – Nimani ka qenë anëtare apo ka pasur post në një subjekt politik por, sa i përket aspektit profesional ajo është e pakontestueshme dhe më e kompletuar dukshëm se kandidatët tjerë. Për këtë arsye, KMDLNj kërkon nga presidentja e Kosovës të mos e dekretojë Selvete Gërxhaliu – Krasniqi për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese pikërisht se votimi është mbështetur politikisht dhe partiakisht dhe në një mënyrë është ditur epilogu i votimit (në raundin e dytë) duke i diskriminuar kandidatët tjerë të cilët kanë shërbyer vetëm si numra për përmbushjen e aspekteve procedurale e që do të garantonte rregullsinë e procesit, që nga konkurrimi deri te votimi”, thuhet ndër të tjera në kumtesë.

KMDLNj nuk e konteston profesionalizmin e Selvete Gërxhaliu–Krasniqi, por e konteston sfondin ekskluzivisht politik dhe partiak të votimit të saj.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun