KMDLNJ kërkon ekspertizë mjeko-ligjore për të vrarët në Kumanovë

22.05.2015 10:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
KMDLNJ kërkon ekspertizë mjeko-ligjore për të vrarët në Kumanovë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ), kërkon nga Instituti për Mjekësi Ligjore, në krye me Arsim Gerxhaliun, që të vrarët në Kumanovë, mos të vorrosen pa iu bërë një ekspertizë e re.

Në këtë kontekst KMDLNj kërkon nga institucionet e Kosovës t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e mundshme në mënyrë  që të bëhet një ekspertizë e re që do ta përcaktonte mënyrën dhe kohën e vrasjes së nëntë (9) qytetarëve të Kosovës (të gjithë shqiptarë) nga policia dhe ushtria maqedonase në Komanovë, aq më pare që për shkak të mos transparences së autoriteteve maqedonase ka dyshime të bazuara se disa prej të vrarëve mund të jenë ekzekutuar pasi janë arrestuar nga forcat maqedonase, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

KMDLNj mendon se Instituti për Mjekësi Ligjore i udhëhequr nga prof. Arsim Gërxhaliu ka kapacitet profesional dhe besueshmëri që së bashku me laboratorët e Forenzikës të përcaktojnë saktësisht mënyrën dhe kohën e vdekjes të nëntë (9) qytetarëve të Kosovës të vrarë në Kumanovë. Institucionet e Kosovës duhet ta marrin përgjegjësinë që nëse ka nevojë duhet të angazhojnë edhe ekspertë ndërkombëtarë sikur që duhet të sigurojnë praninë e organizatave për të drejtat e njeriut me renome dhe besueshmëri ndërkombëtare si Amnesty International, Human Rights Watch, Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (FIDH), Komiteti Ndërkombëtarë i Helsinkut etj. që do të përcillnin ekspertizën mjeko-ligjore të të vrarëve në Kumanovë si edhe do të kërkonin nga këto organizata të bëjnë monitorimin e gjendjes shëndetësore dhe trajtimin e nëntëmbëdhjetë (19) qytetarëve të Kosovës që mbahen në paraburgim në burgun e Shutkës në Shkup dhe të cilët nuk mund të vizitohen nga organizatat për të drejtat e njeriut për shkak të pengesave që u bëjnë autoritetet maqedonase.

Maqedonia është e detyruar t’i respektojë të drejtat e njeriut sipas standardeve ndërkombëtare e në këtë kontekst të drejtat e personave të privuar nga liria ,në përputhje me këto standarde. Moslejimi i misionit monitorues për Institucionin e Avokatit të Popullit të Maqedonisë dhe organizatave për të drejtat e njeriut lë dyshime se personat e arrestuar nuk po trajtohen mirë dhe se ndaj tyre po ushtrohet dhunë për nxjerrje të dëshmive përmes detyrimit me forcë. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë i ka plotësuar të gjitha kërkesat e autoriteteve maqedonase por ende nuk ka leje për t’i vizituar qytetarët e Kosovës që po mbahen në paraburgim në bugun e Shutkës në Shkup dhe është shumë i shqetësuar për trajtimin e tyre. Në të kundërtën, nuk ka asnjë arsye tjetër që të mos lejohet vizita monitoruese për të 19 të arrestuar, të gjithë qytetarë të Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

Shpërndarja e mandateve deri tani: Vetëvendosje 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7