Kllokoqi e quan Muratin rrenc: Jo që nuk na ndihmuat por edhe po na fundosni

E publikuar: 29/12/2021 22:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murtatit, i cili njoftoi se nga një janari do të rikthehet TVSH-ja prej 18 përqind për gastronominë, duke e quajtur rrenc.

“More RRENC, në tavolinë më ke premtuar mua e atyre që ishin me mua që TVSH-në ke me vazhdu në 8% sa të ekzistojë pandemia. Jo që nuk na ndihmuat por edhe po na fundosni”, ka shkruar Kllokoqi në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

“Është hera e parë qe një politikan më rren në sy, më falni për shprehjen RRENC po përnime jam ZHGENJY”, u shpreh tutje kryetari i Shoqatës së Gastronomëve.