Kleriku irakian fajëson martesën e homoseksualëve për krizën globale të koronavirusit

E publikuar: 30/03/2020 15:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Udhëheqësi klerik shiit i Irakut Muqtada al-Sadr të Shtunën tha se legalizimi i martesës me të njëjtën gjini shkaktoi shpërthimin e pandemisë koronavirus.

“Një nga gjërat që kanë shkaktuar këtë epidemi është legalizimi i martesës me të njëjtën gjini”, cicëroi Sadr në Twitter, duke shtuar, “Prandaj, unë u bëj thirrje të gjitha qeverive që të shfuqizojnë këtë ligj menjëherë dhe pa asnjë hezitim”,shkruan Lajmi.net.

Peter Tatchell, aktivist LGBT dhe fushator i të drejtave të njeriut, tha për The Jerusalem Post: “Ideja që koronavirusi është ndëshkimi hyjnor për martesën me të njëjtën gjini është absurde”.

Jerusalem Post raportoi muajin e kaluar se kleriku me ndikim radikal, i lidhur me regjimin Iranian, mbajti një fjalim të ashpër anti-homoseksual dhe anti-amerikan kundrejt qytetit të Chicikagos në përpjekjen e tij për të ndaluar gratë irakiene të protestojnë për ndarjen gjinore.

Sadr cicëroi se ai “nuk do të lejojë që Iraku të bëhet një Kandahar i ekstremistëve fetarë, as një Chicikago i imoralitetit dhe homoseksualizmit”.