Kjo është Elma, vajza nga Mitrovica e dyshuar për terrorizëm (Foto)

29.12.2015 20:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kjo është Elma, vajza nga Mitrovica e dyshuar për terrorizëm (Foto)

Vajza në këtë fotografi është Elma Gjyshinca, të cilën autoritetet e Bosnjë e Hercegovinës e kanë arrestuarpër përfshirje në terrorizëm, ndërkaq që javën e kaluar e kanë dëbuar për në Serbi, prej nga është marrë nga babai i saj, Beqiri, është marrë në pyetje disa orë nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e jugut dhe është liruar.

“Gjithçka ka kaluar në rregull dhe ajo tashmë është në shtëpinë e familjes. I është thënë që ta vazhdojë jetën më tutje normalisht dhe se ka liri të plotë të lëvizjes. Ne kemi qenë aty gjithë kohën. Zyrtarët e policisë janë sjellur mirë me ne, anëtarët e familjes”.

“Madje edhe neve na kanë thënë të mos ushtrojmë ndonjë presion mbi të. Se si do të vazhdojë situata më tutje, nuk e di”, ka thënë Beqir Gjyshinca, për Radion Evropa e Lirë.
Paraprakisht, Fatos Makolli, drejtor i Departamentit kundër terrorizmit në Policinë e Kosovës, kishte thënë për Radion Evropa e Lirë se Elma Gjyshinca, me rastin e kalimit të kufirit, në vendkalimin kufitar në Bërnjak, ka kaluar nëpër kontrollin rutinë dhe është marrë në pyetje, por ajo nuk ishte arrestuar.
Babai i Elmas thotë se në Serbi nuk ekziston aktakuzë për vajzën e tij.
“E kemi marrë para një jave. Është nën stres dhe e rraskapitur. Ka kaluar 29 ditë në kamp dhe normalisht që nuk e ka pasur të lehtë. Ishte e brengosur dhe nuk hante asgjë. Nuk kemi biseduar mjaftueshëm me të, sepse nuk dëshironim ta ngarkonim. Ajo qante. Nuk besoj në ato që kanë shkruar për të, se ka trajnuar te tjerët për vepra terroriste. Ta kishte bërë këtë, atëherë do të arrestohej edhe në Serbi”, ka thënë Beqir Gjyshinca.
Pasi që autoritetet e Bosnjë e Hercegovinës, e kanë dëbuar Elma Gjyshincën, me 22 dhjetor, të cilës i është shqiptuar masa e dëbimit dhe ndalimi i hyrjes në Bosnjë e Hercegovinë për periudhën prej 5 vjetësh, Elman, në vendkalimin kufitar me Serbinë, e ka marrë vetë babai i saj.
Më pas, rreth 1 javë ajo ka qëndruar në Novi Pazar, te xhaxhai i saj. Ata, të martën janë nisur për në Mitrovicë, në Lagjen e Boshnjakëve, ku e kanë shtëpinë e familjes.
Elma Gjyshinca, 21 vjeçe, boshnjake nga Mitrovica, është arrestuar më 25 nëntor në qytetin e Bosnjës, Kalesija, nën dyshimet për terrorizëm. Është thënë po ashtu se ajo ka paraqitur kërcënim të mundshëm.
Elma është arrestuar së bashku me bashkëshortin e saj, Enes Meshiq, i cili menjëherë pas arrestimit është liruar.
Ai, edhe më herët, ka qenë i njohur për agjencitë e zbulimit dhe të sigurisë në Bosnje.
Ai ka qenë në grupin e njerëzve që janë arrestuar më 3 shtator të vitit të kaluar, në aksionin policor “Damask”, nën dyshimet që lidheshin me terrorizmin.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara