Kishtari Amfilohije shpallet kundërshtar politik i Vuçiqit

E publikuar: 12/01/2018 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Përparimtare të Serbisë (SNS) Aleksandar Martinoviq ka vlerësuar se mitropoliti Amfilohije me deklaratën e vet se politika e kryetarit të Serbisë po shpie drejt tradhtisë në Kosovë, e ka renditur veten në mesin e kundërshtarëve politikë të kryetarit Vuçiq, të Qeverisë serbe dhe të partisë kryetar e të cilës është kryetari serbe, transmeton Koha.net.

Duke komentuar fjalët e këtij kishtari, Martinoviq për rtv ka thënë se kjo deklaratë është e pa menduar, jokishtare, jofetare dhe është tipike deklaratë ditore politike.

“Mendoj se Amfilohije më së miri e ka demantuar patriarku serb Irinej, kur tha se Aleksandar Vuçiq po lufton si luan për ruajtjen e Kosovës në Serbi, ashti siç ka luftuar tamam si luan për Republikën Serbe”, ka thënë Martinoviq.

Sipas fjalëve të tij, mitropolitin e nga Mali i Zi e ka përgënjeshtruar edhe populli serb në Kosovë pasi që në fund të vitit në zgjedhjet për parlament Lista Serbi i zuri 10 vende dhe se kjo listë e ka përkrahjen e hapët të Aleksandar Vuçiqit dhe të Qeverisë së Serbisë./koha.net/