Kina kremton Ditën Kombëtare me ceremoninë e ngritjes së flamurit

E publikuar: 01/10/2021 11:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ceremoni të ngritjes së flamurit u organizuan të premten në mëngjes në mbarë vendin, përfshirë kryeqytetin Pekin dhe rajonet e posaçme administrative të Hong-Kongut dhe Makaos, për të festuar 72-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës.

Qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kong mbajti një ceremoni në Sheshin “Bauhinia e artë”, ku u ngrit flamuri kombëtar dhe flamuri i këtij rajoni, në prani të zyrtarëve qeveritarë dhe përfaqësuesve të tjerë.

Një ceremoni e ngjashme u zhvillua edhe nga qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos në sheshin “Lotusi i artë”.