“Kicker”: Van Gaal nuk heq dorë nga Muller

13.08.2015 16:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Kicker”: Van Gaal nuk heq dorë nga Muller

E përditshmja gjermane “Kicker” zbulon një prapaskenë interesante merkatoje që lidhet me të ardhmen e sulmuesit të Bayernit të Mynihut, Thomas Muller. Tashmë nuk është më një detaj i paditur që lojtari ka një simpatizant të veçantë në Angli, ai është trajneri i Manchester United, Luis Van Gaal, i cili arriti të bindte mesfushorin e bavarezëve, Bastian Schweinsteiger për të përqafuar projektin e tij në Premier League. Por nëse kthehemi pak më pas në kohë, trajneri holandez nisi një ofensivë larg syve mediatikë për t’u rrëmbyer kampionëve të Gjermanisë sulmuesin. Van Gaal e njeh mjaft mirë lojtarin pasi ai e ka drejtuar Bayernin për dy sezone dhe kërkoi me çdo kusht ta transferonte në “Old Trafford” edhe pse Muller rinovoi kontratën në fund të sezonit deri në vitin 2019.

Kampioni i botës është zëvendësuar plot 22 herë nga Guardiola gjatë ndeshjeve të vitit të shkuar dhe Van Gaal tentoi të përfitonte nga ky fakt, duke i premtuar një vend të qëndrueshëm në formacionin e tij. “Luis Van Gaal nuk heq dorë lehtë por për Thomas Muller nuk ka një çmim”, deklaron Rummenigge, duke tentuar të largojë hijet e dyshimit për të ardhmen e 25-vjeçarit. Gjithsesi, deri në mbylljen e tregut të shitblerjeve askush nuk mund të flasë me siguri për të ardhmen e lojtarit të lindur në Oberbayern pasi Manchester United i ofron dyfishin e pagës që ai përfiton në Bavari dhe një kontratë deri në vitin 2020 me “Djajtë e Kuq”. Në fund të shkrimit, “Kicker” shton se aktualisht sulmuesi nuk ka asnjë qëllim për t’u larguar nga Bayerni ku është rritur si lojtar, pavarësisht sinjaleve joshëse nga Premier League./ss/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Stoke jep një lajm të mirë, Shaqiri i kthehet fushës

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

Disiplina 200 mijë lekë gjobë Skënderbeut dhe Flamurtarit

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

‘Balotelli mund të kthehet në krye të futbollit’

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Juve ‘shfryn’ ndaj Kaljarit, Interi bind me Empolin

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Këto janë dy ‘bombat’ e Xhakës që i detyroi tifozët e Arsenalit t’i kushtojnë këngë (Video)

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Sevilla, fitore me vuajtje ne derbi

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

Xhaka, tjetër gol me Arsenalin (Video)

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

PSG e ka të thjeshtë, 3-0 ndaj Dijon

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Rikthehen Bale e Ronaldo, mungojnë Pepe e Casemiro

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Benfica kalon 3-1 Bragën dhe ngjitet në krye

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ermir Lenjani ka një mesazh për Rennes dhe tifozët e saj

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja si e përgatit Griezmann ndeshjen kundër Barcelonës

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Ja ekzekutimet e Argjentinasit (66 Viktima) ! E Pabesueshme (FOTO)

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Zidane, më pak i varur nga BBC. Luis Enrique “nuk ka derman” pa MSN

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)

Formacioni i javës në Premierligë (Foto)