Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të punimeve që do të realizohen në rrjetin e ujësjellësit, disa zona do të mbesin pa ujë nga ora 09:00 deri në orën 16:00.
Sipas njoftimit, do të preken pjesërisht Hajvalia, Veterniku, lagjet “Nic”, “Qershira”, “Qëndresa” dhe “Priam”, si dhe Miradia e Epërme.
Punimet do të zhvillohen në lidhjen e gypit në rrugën “Ulëza”.
“Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe për çdo gjë rreth këtij rasti do ju mbajmë të informuar”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.


















