Këto janë ushqimet që parandalojnë kthimin e thartirës së lukthit

07.03.2015 18:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Këto janë ushqimet që parandalojnë kthimin e thartirës së lukthit

1. Bollguri
Ky është njëri prej vakteve më të mira në çdo kohë të ditës. Bollguri na ngopë, ndërsa nuk shkakton urth. Mund t’i shtoni edhe rrush të thatë, sepse bollguri absorbon thartirën.

2. Xhenxhefili
Nëse e konsumoni në sasi mesatare, xhenxhefili është njëri prej ushqimeve më të mirë për shuarjen e urthit. Ai konsumohet për një kohë të gjatë si preparat kundër infeksioneve, si dhe si ilaç për probleme të tretjes.

3. Aloe vera
Aloe vera është e njohur si preparat natyror, e cila me sukses parandalon kthimin e thartirës nga lukthi.

4. Sallatat
Nëse ju mundon urthi ose nëse dëshironi të parandaloni shfaqjen e tij, gjatë vakteve hani edhe sallatë – gjithmonë. Domatet dhe hudhrat në këtë rast nuk janë të dëshiruara, sikur që nuk janë djathi dhe salcat me yndyrë. Salcat që janë nga pak të tharta dhe që përmbajnë yndyra mund të konsumohen, por në sasi të një luge të gjellës ose më pak.

5. Bananet
Bananet janë një zamër e shkëlqyeshme, përmbajnë pH5,6 dhe ato munden t’i hanë edhe ata të cilët vuajnë nga thartira e lukthit. Por, rreth 1% prej atyre që kanë probleme me urthin mendojnë që bananet ua përkeqësojnë problemin. Pra, duhet ta dini se diçka që u ndihmon të tjerëve nuk do të thotë që do t’ju ndihmojë edhe juve.

6. Pjepri
Pjepri përmban PH 6.1 dhe mban mirë urthin nën kontroll. Megjithatë, sikur edhe te bananet, 1 deri në 2% të personave të cilët i mundon urthi duhet të shmangin pjeprat. Shalqiri gjithashtu gjendet në mesin e ushqimeve të cilët parandalojnë kthimin e thartirës në ezofag.

7. Kopra
Kopra përmban PH 6.9 dhe është e shkëlqyeshme për ata persona që kanë probleme me kthimin e thartirës. Si duket ajo përmirëson punën e lukthit. Përdoreni në sallata dhe gjella me mish të pulës.

8. Mishi i pulës dhe i gjeldetit
Mishi i shpezëve është zgjedhje e mirë për njerëzit që kanë probleme me thartirë. Mishi duhet të jetë i zier apo i pjekur, por jo i fërguar në vaj. Gjithashtu, duhet të mënjanoni lëkurën, e cila përmban tepër yndyrë.

9. Mishi i peshkut dhe frutat e detit
Mund të konsumohet i pjekur, i zier ose nga skara, por assesi peshku nuk bën të jetë i fërguar në vaj. Gaforret janë gjithashtu zgjedhje e mirë.

10. Më shumë perime
Lulelakra, asparagu, bizelet dhe perimet e tjera të gjelbra shkëlqyeshëm shuajnë urthin.

11. Selinoja
Selinoja pothuajse nuk ka kalori. Përmban një pjesë të madhe uji dhe qetëson lukthin. Njëkohësisht shuan edhe apetitin.

12. Majdanozi
Për mijëra vjet majdanozi përdoret për probleme të tretjes dhe me arsye të mirë.

13. Kus-kusi dhe orizi
Kus-kusi dhe orizi (veçanërisht ai me ngjyrë kafeje) me sukses shuajnë urthin. Karbohidratet në fakt janë një zgjedhje e mirë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Inxhinierët shndërrojnë veturën BMW në një robot(Foto)

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

Djathi, sekreti i një jete të shëndetshme

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

“Zhduket” për të shitur virgjërinë për 10 mijë paund

Seksi që duhet ta shmangni

Seksi që duhet ta shmangni

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Dasma përrallore e çiftit të veçantë

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

Në këtë lokal çmimet variojnë sipas edukatës që ke

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

24-vjeçarja eskortë rrëfen seksin me sheikët: Janë brutalë në shtrat, na paguajnë shumë mirë

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Këto tri arsye shëndetësore do t’ju bindin të flini lakuriq

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Studim: Helmi i grerëzës vdes qelizat e kancerit

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)

Keni probleme me lythat? Ja zgjidhja! (Video)