Këto janë llojet e bizneseve që po mbyllën ditëve të fundit në Kosovë

E publikuar: 25/03/2024 10:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trendi i shuarjes së bizneseve viteve të fundit në Kosovë ka shënuar rritje.

Në vetëm tre muajt e parë të këtij viti veprimtarinë e kanë shuar mbi 350 biznese në vend.

Ndërsa janë regjistruar mbi 2 mijë të reja.

Kështu kanë bërë të ditur për Front Online nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Çregjistrimi i bizneseve ka ardhur në mënyrë vullnetare, thonë nga MINT.

“Nga data 1 Janar 2024 e deri më tani 387 biznese janë ç ‘regjistruar. Gjatë periudhës Janar-Mars 2024 janë regjistruar 2,782 biznese të reja. Çregjistrimi është bërë në mënyrë vullnetare”, thuhet në përgjigjën e MINT.

Nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë kanë treguar për llojet e bizneseve që po mbyllën në Kosovë.

Sallonet e floktarisë, riparimi i automjeteve, janë disa nga to.

“Aktualisht biznese aktive në Agjencinë e Regjistrimit të bizneseve janë 108,404. Veprimtaritë ekonomike më të zakonshme që kërkojnë mbylljen janë: Aktivitetet shërbyese të pijeve, taksive, mirëmbajtja dhe riparimi i automjeteve e sallonet e floktarisë dhe trajtimet e tjera të bukurisë”, thuhet në përgjigje.