Kështu funksionon tregu i seksit në Tiranë (Foto)

06.01.2016 15:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kështu funksionon tregu i seksit në Tiranë (Foto)

Ajo është 18 vjeçe. Filloi të punonte si një prostitutë kur ishte 14 vjeçe. Në fëmijëri Pamela u braktis nga e ëma dhe u keqtrajtua nga gjyshja. Ajo ndjeu se nuk kishte alternativë tjetër veçse të largohej nga shtëpia. Ajo u largua në janar të vitit 2011, pa e kthyer kokën pas, veshur me shapka dhe një pulovër.
Ajo nuk e kuptoi atëherë se çmimi i lirsë së saj do të paguhej në shtrat, me burra të stadit të ndryshëm, që nga ata më të sofistikuarit deri te pijanecët. Një mikeshë e afërt e strehoi – por më pas i shpjegoi se çfarë do t’i duhej të punonte si prostitutë që të fitonte qëndrimin.
Një brune e gjatë me sy të mëdhenj të zinj, buzë të plota dhe një buzëqeshje vajzërore joshëse, Pamela e shiti trupin e saj në qytete të ndryshme – në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë.

Mashtrues, kamerierë, pronarë lokalesh, recepsionistë hotelesh dhe shoferë taksish u kujdesën t’i gjenin klientë.
Ajo normalisht kishte një tarifë prej 200 deri në 300 euro. Në një vend ku paga mesatare është rreth 260 euro, vetëm anëtarë të elitës ekonomike shqiptare mund të përballojnë çmime të tilla.

Pamela nuk i mban mend sa klientë ka pasur, por di se ata e quanin atë “zonjusha shoqëruese e deputetëve” sepse kishte fjalë se ajo ia shiste seksin politikanëve ose “vajza e kokainës”. Operacioni i policisë që rezultoi në arrestimin e saj mbante emrin e koduar Vajza Moderne. Një zgjedhje pa imagjinatë, por ndoshta një tregues për atë që policia konsideronte shënjestër. Jo dy biznesmenët që kishin paguar 300 euro për të bërë seks me Pamelën. Ata nuk u akuzuan për ndonjë shkelje. Emrat e tyre nuk u bënë publik.prostitutasek_1452075623-5083962
Pamela, nga ana tjetër, u dërgua në gjyq dhe u dënua për punën si prostitutë. Ajo po e kryen dënimin e saj 18-mujor në një qendër rehabilitimi për viktimat e trafikimit në Linzë, në periferi të Tiranës.

“Çdo ditë gjithnjë e më shumë vajza punojnë në rrugë,” thotë ajo. “Mund të kem takuar 300 prej tyre. Kishte edhe 13-vjeçare.”

Ka pasur disa përpjekje për të dekriminalizuar prostitucionin në Shqipëri por të gjitha kanë dështuar. Politikanët pretendojnë se opinioni publik nuk mund ta mbështesë një ndryshim të tillë.

Në vitin 2013, parlamenti refuzoi një peticion nga komisioneri i anti-diskriminimit në vend për të hequr prostitucionin nga kodi penal. Disa anëtare të parlamentit argumentuan se shumica e punonjësve të seksit ishin viktima të trafikimit dhe nuk duhet të trajtohen si kriminele.

Vitin e shkuar, si qeveria dhe parlamenti argumentuan kundër një propozimi të ngjashmën nga Gjykata e Lartë. Më 25 qershor, Gjykata Kushtetuese u bë palë me politikanët. Vendosi në favor të mbajtjes së nenit 113 të kodit penal, që specifikon se prostitucioni është një shkelje e dënueshme nga gjoba deri në tre vite burg.

Ekspertët anti-trafikim argumentojnë se neni 113 është një ndihmë e madhe për trafikuesit dhe tutorët. Me ndihmën e avokatëve të zgjuar, ajo që mund të fillojë si një rast kriminal të shfrytëzimit seksual shpesh bëhet një çështje prostitucioni. Gratë ndëshkohen, burrat ia hedhin paq.

Bazuar te neni 113, Pamela, një grua e re e detyruar t’i futej prostitucionit që fëmijë, u shpall fajtore dhe iu privua liria me 18 muaj. Asnjë nga klientët apo tutorët e saj nuk u dënua.

Sapo të ëprfundojë dënimin e saj, Pamela thotë, se do t’i kthehet prostitucionit. Ajo nuk ndihet fajëtore për zgjedhjet e saj. Ajo planifikon të shkojë në Belgjikë. Ajo e di se prostitutat nuk përndiqen atje. /Lindita Çela/BIRN

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


A të dhemb? Disa fakte pikante mbi seksin për herë të parë +16

A të dhemb? Disa fakte pikante mbi seksin për herë të parë +16

Rrëfehet vajza nga Prishtina: Bëra seks ditën, por ja çfarë dëgjova natën (+18)

Rrëfehet vajza nga Prishtina: Bëra seks ditën, por ja çfarë dëgjova natën (+18)

Shokuese/E moshuara e virgjër bën seks me një shqiptar, përfundon në spital +18

Shokuese/E moshuara e virgjër bën seks me një shqiptar, përfundon në spital +18

Serbët nuk përmbahen, seks në ballkon (VIDEO +18)

Serbët nuk përmbahen, seks në ballkon (VIDEO +18)

5 pozicionet në seks që femrat i urrejnë në fshehtësi (FOTO +18)

5 pozicionet në seks që femrat i urrejnë në fshehtësi (FOTO +18)

Teoria e Vampirit, ja çfarë i bëjnë femrat vaginës

Teoria e Vampirit, ja çfarë i bëjnë femrat vaginës

Masazhierja më çmendi gjatë seksit (Historia +16)

Masazhierja më çmendi gjatë seksit (Historia +16)

Kur femrat arrijnë pikën më të lartë të kënaqësisë fizike

Kur femrat arrijnë pikën më të lartë të kënaqësisë fizike

28-vjeçarja: Vajta për t’i marrë qiranë, por bëra seks me djalin që i kisha huazuar shtëpinë…

28-vjeçarja: Vajta për t’i marrë qiranë, por bëra seks me djalin që i kisha huazuar shtëpinë…

Rriteni penisin me këtë recetë natyrale

Rriteni penisin me këtë recetë natyrale

“Ai më dërgoi në shtëpinë e tij por pas seksit… më shkatërroi”

“Ai më dërgoi në shtëpinë e tij por pas seksit… më shkatërroi”

Brenda klubit të parë të seksit vetëm për gra (Foto)

Brenda klubit të parë të seksit vetëm për gra (Foto)

Le Pen kërcënon: Do ta largoj Francën nga BE

Le Pen kërcënon: Do ta largoj Francën nga BE

Ja cilat janë fantazitë seksuale më të shpeshta të femrave… (Foto)

Ja cilat janë fantazitë seksuale më të shpeshta të femrave… (Foto)

Meshkujt tregojnë për dallimet mes seksit me një vajzë të rëndomtë dhe një vajze seksi

Meshkujt tregojnë për dallimet mes seksit me një vajzë të rëndomtë dhe një vajze seksi

Seksi sekret në pyll me gruan e martuar kthehet në tragjedi

Seksi sekret në pyll me gruan e martuar kthehet në tragjedi