Këshilltari i Konjufcës e quan “hajvan”, Muharremi: A p’e sheh Albin Kurti çka ke bë me gjuhën dhe qasjen tënde të gabuar

E publikuar: 07/05/2025 19:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Shenoll Muharremi i ka reaguar këshilltarit të ish-kryekuvendarit, Galuk Konjufca, pasi e kishte ofenduar duke e quajtur “hajvan”, ashtu siç kryeministri në detyrë, Albin Kurti e quajti ish-opozitën.

Muharremi përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ndau komentin e Feim Tahirsylajt, duke shkruar se kjo gjuhë shprehëse ka mbetur nga Kurti.

Ai ndër tjerash shprehu indinjatë sesi persona si ky paguhen nga taksat e popullit.

“Qiky po shkruan se punon në Kuvend të Kosovës. Këshilltar i Glauk Konjufcës, që në fakt e respektoj dhe kam marrëdhënie të mira. A pe shihni çfarë lloj njerëzish punojnë në institucionet tona publike? Dmth paguhen me taksat e mia, dhe ofendojnë qytetarët nga zyrat e popullit. A pe sheh Albin Kurti çka ke bë me gjuhën dhe qasjen tënde të gabuar? Çka i ke bë vendit e shoqërisë me sjelljet tua?”, shkroi Muharremi.