Këshilli i Sigurimit mban seancën e rregullt për Kosovën

26.05.2015 08:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Këshilli i Sigurimit mban seancën e rregullt për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shyqrtojë sot raportin tremujor të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Moon mbi zhvillimet në Kosovë.

Gjithashtu do të dëgjojë vlerësimet dhe komentet e përfaqësueve të Kosovës, të Serbisë, dhe të vendeve anëtare të cilët do të reflektojnë për raportin si dhe për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon.

Një nga vlerësimet që dallohet në raportin më të ri i cili përfshin periudhën nga 15 janari deri më 15 prill është ‘marrëveshja për integrimin e gjyqësorit në veri’ e arritur në kuadër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, të cilën Sekretari i Përgjithshëm e konsideron ‘të një fryme të bashkëpunimit konstruktiv ku theksi vihet mbi interesat e përbashkëta.’

“Një çështje thelbësore për të ardhmen e Kosovës,” Sekretari Ban e quan themelimin e Gjykatës Speciale dhe në këtë kuadër ka përshëndetur hapat e autoriteteve të Kosovës drejt themelimit të saj. Çështje të tjera që përmenden në observimet e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara janë ato rreth stabilitetit në veriun e Kosovës, për nevojën e krijimit të asociacionit të komunave, për kthimin e deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës si dhe për nevojën e përmirësimit të raporteve midis pushtetit lokal në komunat e veriut me atë qendror në Prishtinë.

Diskutimet e sotme pritet të orientohen edhe kah ngjarjet e fundit në Kumanovë ku sigurisht nga vendet jo shumë miqësore ndaj shtetësisë së Kosovës nuk do të kursehen akuzat për rolin e shtetasve të saj. Rreth këtyre ngjarjeve ekziston edhe një shpresë e një iniciative për një hetim të paanshëm ndrkombëtar dhe këtu sigurisht se nuk do të mungojë qasja konstruktive e vendeve perëndimore.

Seanca do të fillojë në ora dhjetë paradite sipas kohës në New York ndërkaq kryesuese për këtë muaj e Këshillit të Sigurimit është Lituania, anëtare me një mandat rotativ dyvjeçar.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor