Kërstiq: Kurti, me vendimin e gabuar për targat, i ka homogjenizuar serbët

E publikuar: 17/11/2022 21:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Branislav Kërstiq, në emisionin Politiko teksa është diskutuar për vendimin për targat dhe gjendjen e krijuar në veri të Mitrovicës, ka shprehur paknaqësinë e tij me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, duke e quajti vendimin për targat si tejet të gabuar.

“Qysh kryeministri nuk kupton që me këtë vendim tepër të gabuar i ka mobilizuar edhe ata serbë që janë kundër politikës së zotri Vuçiqit, që janë kundër Listës Serbe, i ka mobilizuar në të njëjtin front. Kjo është problem. Çfarë kryeministri ne kemi?”, tha Kërstiq.