Kërkohet paraburgim ndaj gruas që dyshohet se deshi ta godiste me thikë fëmijën e saj

E publikuar: 06/12/2023 21:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është bërë kërkesa për paraburgim ndaj një gruaje, e cila po dyshohet se kishte dashur ta godiste me thikë fëmijën e saj pesëvjeçar.

Kjo u konfirmua për klankosova nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

Rasti ka ndodhur në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.

U raportua se fillimisht gruaja në fjalë kishte tentuar ta godiste me karrigë fëmijën e saj.

E gjithë ngjarja u pa edhe nga gjyshi i fëmijës, i cili ka vendosur që të kërkojë ndihmë dhe ta denoncojë rastin në polici.