Kërkohet ndihmë për gjetjen e një 12 vjeçari nga Shtimja, raportohet i zhdukur që nga mesdita

E publikuar: 29/04/2024 21:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 12 vjeçar është raportuar i zhdukur në fshatin Petrovë, komuna e Shtimes. Ai është Melos Rexhaj.

Familjarët kanë thënë se ai është zhdukur që nga ora 13:00.

Ai ka pasur veshë trenerkë të kaltër dhe pantallona të zi.

Po ashtu ai me vete ka edhe një bicikletë.

“Personi në fotografi është Melos Rexhaj nga fshati Petrovë, komuna e Shtimës fqinjë i imi, 12 vjeçar. Sot prej ores 13:00 është i humbur kishte të veshur nje trenerk të kaltër dhe pantallona të zi ishte me bicikletë, nëse dikush e ka parë diku ose e shehe ju lutem le të lajmroje në këtë numër telefoni 045870606 (Nëna e tij, Hanife Rexhaj) Faleminderit për mirëkuptim dhe mbeshtetjen!” – shkruan në status Arbër Rexhaj duke kërkuar ndihmën e qytetarëve.