Kërcënojnë Prishtinën: Bashkëpunim ose ndahemi!

08.03.2015 11:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kërcënojnë Prishtinën: Bashkëpunim ose ndahemi!

Kryetari i Leposaviqit Dragan Jabllanoviq, i cili bashkë edhe me kryesuesen e Kuvendit të Mitrovicës së veriut Ksenija Bozhoviq, ishte mysafire në një emision televiziv lokal, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka perspektivë pa serbët, ndërsa ka kërcënuar se nëse Prishtina nuk tregon gatishmëri për të bashkëpunuar me bashkësinë serbe, atëherë lehtë mund të vijë deri te ndarja (dalja nga koalicioni). Ai gjatë gjithë kohës është shprehur me fjalën “ndarje”, ndërsa asnjëherë nuk e ka theksuar fjalën “largim nga koalicioni” me partitë shqiptare që qeverisin me vendin.

“Kështu, ne nuk do të shkojmë më që ata të luajnë me ne, që ligjin ta respektojnë kur u konvenon, e kur nuk u konvenon, jo. Ose do të punojmë siç duhet, ose nuk do të punojmë fare. Atëherë do të rrënohet gjithë mundi i Beogradit dhe i bashkësisë ndërkombëtare, e kjo nuk do të ishte mirë. Nëse kjo ndodh, atëherë veriu kurrë më nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që i organizon Prishtina. Këtu, situata për shumë vjet nuk është normale”, ka thënë Jabllanoviq.

Kreu i Leposaviqit, i cili është edhe kryetar i ekipit për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, ka shtuar se të gjitha afatet për miratimin e buxhetit të komunave veriore në tërësi janë zbatuar, ndërsa, siç tha ai, “kërcënimet e Prishtinës me zgjedhje të jashtëzakonshme tregojnë se Prishtina dëshiron ta integrojë veriun në sistemin kosovar”. “Më mirë do të ishte që njerëzisht të na thonë qartë, se duan të na integrojnë, e jo në këtë mënyrë që të na dërgojnë tani disa afate tjera jashtë ligjit, deri në fund të janarit, pastaj shkurtit, e tani deri në fund të marsit. Nuk ka afate më, afatet kanë qenë deri në shtator dhe nuk ka më, le ta respektojnë ligjin për të gjithë njëjtë. Nuk kam besuar se do të ishim ne ata që do të kërkonim të zbatohet ligji. Ja, edhe këta ministra që kanë mbetur, askush më nuk i sheh. Na dërgojnë, pa lejen e ministrit Mariq, disa shkresa që t’i shpërndajmë kuvendet komunale”, ka spikatur ai me shumë mllef.

Në sqarimin se shpenzimet për fushat e arsimit dhe të shëndetësisë në sistemin kosovar dhe atë serb rregullohen në mënyra të ndryshme, Jabllanoviq e Bozhoviq, pohuan se Prishtina dëshiron t’i ketë të përfshira në buxhet sektorët e arsimit dhe të shëndetësisë në komunat serbe, por për paga të mësimdhënësve dhe të punëtorëve shëndetësorë nuk dëshiron të ndajë mjete shtesë, por vetëm aq sa Prishtinës i konvenon.

Në anën tjetër, Ksenija Bozhoviq, kryesuese e Kuvendit të Mitrovicës së veriut, ripërsëriti se Prishtina, ndonëse kuvendet komunale kanë zbatuar të gjitha kërkesat e Qeverisë së Kosovës lidhur me buxhetin, i ka bllokuar xhirollogaritë e komunave veriore. Sipas saj, trajtimi i deritashëm që u është bërë përfaqësuesve serbë në Qeverinë e Kosovës, tregon se ata duhet të organizohen dhe ta formojnë Bashkësinë e Komunave Serbe, në mënyrë që t’i realizojnë të drejtat e tyre.

“Nëse presim, e presim kohë të gjatë dhe po shohim se dikush po pengon formimin e BKS-së, mendoj se ne serbët duhet ta vetorganizojmë BKS-në, ta mbajmë Kuvendin dhe ta miratojmë Statutin dhe të gjitha t’ia dorëzojmë Prishtinës. Duhet ta hedhin topin në oborrin e tyre, e ata pastaj lë ta ndryshojnë Kushtetutën dhe të bëjnë çfarë të duan”, ka thënë ajo.

Sipas saj, në marrëveshjen me partitë tjera të koalicionit qeverisës, është edhe një pikë, sipas të cilës formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe do të bëhet prej 3 deri në 5 muaj. “Unë për nga natyra jam optimiste, por në këtë rast nuk jam. Mendoj se ata nuk e dëshirojnë këtë, sepse frikohen shumë, e në fakt ata as që dinë çka është ajo”, ka sqaruar kryesuesja e Kuvendit të Mitrovicës së veriut, Ksenija Bozhoviq.

Ajo ka folur edhe për gjykimin e liderit të SDP-së Oliver Ivanoviq, i cili akuzohet për krimet gjatë luftës dhe pas lufte. Duke e cilësuar gjithë procesin të montuar dhe politikisht të motivuar, Bozhoviq kërkoi nga EULEX-it që Ivanoviqit t’i mundësohet mbrojtje nga liria, pas dëgjimit të dëshmitarëve, në mars. “Atëherë do të hiqet rreziku që Ivanoviq të ndikojë te dëshmitarët, çka është edhe arsyeja kryesore që EULEX-i nuk e ka liruar Ivanoviqin të mbrohet nga liria”, ka përfunduar kryesuesja e Kuvendit të Mitrovicës së veriut Ksenija Bozhoviq, që vjen nga partia e Ivanoviqit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Veseli kërkoi lirim të përkohshëm, Prokurorja: Të mbetet në burg, gjyqi final është më 16 shtator

Veseli kërkoi lirim të përkohshëm, Prokurorja: Të mbetet në burg, gjyqi final është më 16 shtator

Ismet Kryeziu: Shtyrja e seancës konstituive është qesharake dhe e papërgjegjshme

Ismet Kryeziu: Shtyrja e seancës konstituive është qesharake dhe e papërgjegjshme

A u arrit marrëveshja VV-LDK?, Maqedonci: Nuk kam informacion, nuk mund ta pohoj e as ta mohoj

A u arrit marrëveshja VV-LDK?, Maqedonci: Nuk kam informacion, nuk mund ta pohoj e as ta mohoj

Quni për kërkesat për Kuvend të Jashtëzakonshëm në LDK: Për çdo gjë do të njoftoheni me kohë

Quni për kërkesat për Kuvend të Jashtëzakonshëm në LDK: Për çdo gjë do të njoftoheni me kohë

SHBA vendos tarifa të reja ndaj Brazilit, masat hyjnë në fuqi javën e ardhshme

SHBA vendos tarifa të reja ndaj Brazilit, masat hyjnë në fuqi javën e ardhshme

Deklarata “për spastrim etnik të Kosovës”, kërkon falje ministrja serbe

Deklarata “për spastrim etnik të Kosovës”, kërkon falje ministrja serbe

Kurti pret në takim lamtumirës Sprecher, e falënderon për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë

Kurti pret në takim lamtumirës Sprecher, e falënderon për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë

Deklarata e ministres serbe për Kosovën shkakton debat mes deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë

Deklarata e ministres serbe për Kosovën shkakton debat mes deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë

Çedomir Jovanovic: Iu kërkoj falje shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, asnjë njeri normal s’e mendon atë që e tha ministrja Paunovic

Çedomir Jovanovic: Iu kërkoj falje shqiptarëve dhe serbëve të Kosovës, asnjë njeri normal s’e mendon atë që e tha ministrja Paunovic

Raportimet për marrëveshjen Kurti-Abdixhiku, Janina Ymeri: Votuesit të konsiderojnë vetëm qëndrimin e LDK-së

Raportimet për marrëveshjen Kurti-Abdixhiku, Janina Ymeri: Votuesit të konsiderojnë vetëm qëndrimin e LDK-së

Dushi thotë se edhe nëse Abdixhiku mbetet në krye të partisë, LDK nuk do të përçahet

Dushi thotë se edhe nëse Abdixhiku mbetet në krye të partisë, LDK nuk do të përçahet

Plagoset një person në Dobrevë të Fushë Kosovës, dyshohet se nipi plagosi axhën

Plagoset një person në Dobrevë të Fushë Kosovës, dyshohet se nipi plagosi axhën

“U kry”, Përparim Rama: Lëshohet për qarkullim rruga “Fehmi Lladrovci”

“U kry”, Përparim Rama: Lëshohet për qarkullim rruga “Fehmi Lladrovci”

Abdixhiku: Nuk do ta mbajë asnjë detyrë kunder vullnetit të shumicës, detyrohem t’i ndërpres anagazhimet për formimin e institucioneve

Abdixhiku: Nuk do ta mbajë asnjë detyrë kunder vullnetit të shumicës, detyrohem t’i ndërpres anagazhimet për formimin e institucioneve

Raportohet se në Prizren është arrestuar Hektor Avdyli, nipi i Haxhi Avdylit, ka urdhërarrest nga SHBA

Raportohet se në Prizren është arrestuar Hektor Avdyli, nipi i Haxhi Avdylit, ka urdhërarrest nga SHBA

Ardhja e mërgatës, shtohen kolonat në kufi me Kosovën

Ardhja e mërgatës, shtohen kolonat në kufi me Kosovën