Pas hetimeve të Drejtorisë së Krimeve Kibernetike të Policisë së Kosovës, të martën, në Ferizaj, u arrestua një burrë i dyshuar për keqpërdorim seksual të fëmijëve.
Një burrë, i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”, u arrestua në mesditë të martën në Ferizaj, por u lirua me vendim të prokurorit.
Rasti ndaj tij, siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, do vazhdojë në procedurë të rregullt.
“Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

















