Objektet ekzistuese të ndërtuara pa leje ndërtimi, obligohen me ligj të paguajnë tatimin në pronë, deri në finalizimin e legalizimit të objekteve.
Por, Komuna e Prishtinës, ndonëse brenda saj i ka të dy mekanizmat që merren me këto çështje, nuk e ka përcjellë ecurinë dhe konformitetin midis tyre, gjë e cila u ka lënë hapësirë pronarëve të këtyre objekteve që të manipulonin dhe të mashtronin në dëm të pagesës së tatimit në pronë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Pronarët e objekteve të reja kanë mashtruar gjatë deklarimit të hapësirave të objekteve të tyre kur ka qenë fjala të pagesa e tatimit në pronë, pasi që sipërfaqet e ndërtesave nuk janë deklaruar të njëjta edhe kur i janë nënshtruar legalizimit, e edhe në sistemin e tatimit në pronë.