
Adelina Berisha është rikthyer fuqishëm këtë verë me këngën e saj më të re “Pasha mu”, e cila po dëshmohet si një hit i vërtetë në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok.
Kënga, e realizuar në bashkëpunim me producentin e njohur Qelik Lipa, është pritur me entuziazëm nga publiku shqiptar dhe tashmë është pjesë e kolonës zanore të verës 2025.
Me një ritëm dinamik, tekst të kapshëm dhe atmosferë tipike verore, “Pasha mu” ka tërhequr menjëherë vëmendjen e përdoruesve të TikTok-ut, të cilët kanë filluar të krijojnë video kreative duke përdorur si sfond këtë këngë.
Numri i videove që përfshijnë këtë këngë po rritet çdo ditë, duke e kthyer atë në një trend të ri në platformë.
Në të njëjtën kohë, “Pasha mu” po performon shumë mirë edhe në YouTube, ku ka grumbulluar mijëra klikime vetëm brenda pak ditësh nga publikimi.