Kënga e re e Rita Orës, titullohet “Kosovo”

E publikuar: 17/09/2015 19:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Këngëtarja Rita Ora, ka konfirmuar se së shpejti do të realizojë një këngë me titullin “Kosovo”.

Në një intervistë për “Depauliaonline”, ylli me prejardhje shqiptare ka folur për albumin e ri, i cili do të përmbajë një këngë të veçantë.

E pyetur se çka do të dallojë albumi i ri me albumin debutues, Rita është përgjigjur: “Do të kem më shumë këngë personale në album. Njëra do të quhet ‘Kosovo’, në të cilën unë do të shpalos gjëra të jetës sime dhe gjëra të cilat nuk i kam adresuar në medie, por që mund t’i adresoj me emocionet e muzikës”.

Këngetarja me prejardhje shqiptare vazhdimisht është shprehur krenare për origjinën dhe vendin e saj të lindjes. Ajo në Kosovë, vite me parë, ka realizuar edhe klipin e njërës prej këngëve të saj hite, “Shine ya Light”.