Kelmendit i rrezikohet posti i zëvendëskryeministrit, shkeli ligjin për 150 mijë euro (Dokument)

E publikuar: 17/01/2017 20:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës Ramiz Kelmendi, në momentin që ka urdhëruar menaxhmentin e kompanisë ELKOs të anulojnë grantin prej 150 mijë euro që kishin fituar nga Qeveria e Kosovës duket se ka shkelur ligjin për parandalimin e konflikt të interesit.

Si pronar i kompanisë ELKOS, gjatë kohës sa ushtron funksion publik, si zëvendëskryeministër, Kelmendi është i obliguar të bartë të drejtat e administrimit të kompanisë tëk dikush tjetër dhe gjatë kësaj kohe nuk ka asnjë të drejtë të marr vendime për kompaninë, shkruan Gazeta Fjala.

“Gjatë kohës derisa të drejtat për administrim me ndërmarrjen i janë transferuar personit tjetër, zyrtari i lartë nuk ka të drejtë të jap informata, udhëzime, urdhëresa apo në ndonjë mënyrë tjetër të qëndroj në lidhje me personin e besuar ashtu që të ketë ndikim në realizimin e të drejtave dhe përmbushjen e detyrave që dalin nga të drejtat e anëtarëve të ndërmarrjeve të tilla”, thuhet në ligj.

Megjithatë në bazë të deklaratave të vet Kelmendit duket se kjo pikë e ligjit ëstë shkelur.

“Do të anulojë cfarëdo aplikimi apo realizimi të granteve që është bërë nga kompania Elkos”, ka thënë Kelmendi.

Për këtë ai rrezikon të humb të drejtën si zëvendësryeministër.

“Për shkelje të detyrimeve të përcaktuara me këtë ligj, zyrtarit të lartë publik, udhëheqësit apo drejtuesit të institucionit udhëheqës, përveç dënimit gjykata mund ti shqiptojë edhe masën mbrojtëse: ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në kohëzgjatje prej tre (3) muaj deri në një (1) vit”, thuhet në ligj.

Gazeta Fjala ka raportuar se Fabrika e mishit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, në të cilën u gjetën mbi 6 tonë mish pa afat, ka marrë 150 mijë euro grant nga buxheti i shtetit. Me këto para është paraparë të financoi projektin për blerjen e pajisjeve të reja për përpunimin e mishit./Gazeta Fjala/

kelmendii