Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thirrur për sot një konferencë për media, ku do të prezantohen të gjeturat lidhur me nivelin e transparencës në komunat e Kosovës, për periudhën gjashtëmujore janar – qershor 2015.
Vlerësimi i transparencës ndjek një metodologji të matjes së indikatorëve në mënyrë objektive përgjatë katër shtyllave themelore të qeverisjes lokale.
Ky indeks përbëhet nga 44 indikatorë dhe mat transparencën në zyrën e kryetarit/kryetares, Kuvendin e Komunës, financat e komunës dhe transparencën në konsultime me publikun, thuhet në njoftimin e KDI-së.